“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u këshillon pacientëve të prekur nga tumoret e gjirit apo stomakut që të shmangin trajtimet mjekësore.

Denoncuesi tregoi se Çela u premton pacientëve se kanceri shërohet vetëm me dietë pa nevojën e mjekëve specialistë. Madje, ai pretendon se brenda gjashtë muajsh diagnoza zhduket duke rekomanduar vaj farash lini, humulus dhe produkte të tjera bimore.

Stop: Unë erdha të pyes, të interesohem njëherë për ilaçet bimore për kancerin e gjirit. I keni ju?

Hekuran Çela: Ajo sëmundje shërohet vetëm me dietë. Personin duhet ta kem këtu! Dhe nuk do të ketë më vdekje nga ajo sëmundje, absolutisht, bile-bile, mund të jetojë më gjatë sepse do të vetëtrajtohet më mirë nga të gjithë të tjerët. Ata që marrin vesh se janë me kancer duke ditur që në të gjithë botën kancerin nuk e shërojnë, nuk duan ta shërojnë, u hyn frika e vdekjes, prandaj duhet ta kuroj edhe për ankthin. Unë kancerin e kam kuruar tek ata njerëz që nuk i ka zënë ankthi, nuk i ka zënë frika dhe nuk janë hedhur sa andej-këtej dhe jam duke kuruar. Ajo, po të bëjë këtë që them unë, pas gjashtë muajve, nuk do ta ketë më atë diagnozë. Asaj i duhet humulusi ta përdorë patjetër që të rregullojë sistemin nervor, që ne e kemi këtu. nuk e shëron njeri në botë se nuk kanë interes. Ka shkuar 10 miliardë njerëz, 6 miliardë kanë parashikuar këta të mençurit tanë që i mban rruzulli tokësor.

Stop: Domethënë, ajo ka shpresë?

Promoted Content

Ако се појават вакви папиломи телото испраќа сигнал за опасност
Parazol

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се!
Parazol
Hekuran Çela: Ajo vetëm nga kjo sëmundje nuk do të vdesë. Nuk mund të vdesë, e sigurt!

Emisioni dokumentoi gjithashtu deklaratat e djalit të tij, Mirit, i cili po ashtu pretendon se çdo lloj kanceri shërohet me mjekimet e tyre. Ai tregoi se kishte ndaluar një paciente me kancer gjiri të bënte biopsi apo operacion, por ajo ndërroi jetë, pasi nuk ishte shumë korrekte në ndjekjen e këshillave të tyre.

Stop: Kancer në stomak. Unë nuk dua më që të marr më mjekime që i kam marrë. Më ka ardhur në majë të hundës!

Miri: Ne jetojmë në Shqipëri dhe ti e di shumë mirë që ne jetojmë në Shqipëri. E para e punës, përfitojnë nga ana ekonomike. Njeriu duhet të jetë i qetë!

Stop: Ti po thua që shërohet?

Miri: Patjetër! Patjetër që shërohet! Çdo gjë shërohet.

Stop: Nuk jua di as emrin. Si e kishit?

Miri: Miri!

Stop: Edhe për kancerin e gjirit ke shëruar njerëz?

Miri: Po, po! Ne kishim gocën e dajës tim. Ajo doli me kancer në gji. I tha babi im: “Mos u opero, as biopsi mos bëj! Hajde këtu tek unë, të mbaj unë, t’i paguaj unë të gjitha!” E mbajti një farë kohe, pastaj filloi duke e prishur, filloi duke ngrënë djathë, ushqime të thata dhe degradoi derisa ndërroi jetë. Vitaminën D që të thashë, do ma sjellësh analizën. Do të të jap këto dy çajrat, quhet trëndafil shkëmbi dhe vajin e farës së zezë. Mos i hyr prapë nga e para se i bie që të bësh biopsinë.

Stop: Me vajrat, me këto suplementet…

Miri: Ti, me shpresën e të madhit Zot do të bëhesh shumë mirë.

Stop: Do të shërohem.

Miri: 50% e ke vetë në dorë, 50% do të ndihmoj unë, me shpresën e të madhit Zot.

Nga ana profesionale, mjeket Brunilda Shiroka dhe Valdete Malaj theksuan se për tumoret duhet ndjekur vetëm protokolli standard mjekësor dhe se kurat popullore jo profesionale, shkaktojnë humbje të rrezikshme kohe për pacientët.

Përballë kameras së “Stop”, Hekuran Çela mohoi përgjegjësitë, por regjistrimet e mëparshme e tregonin duke deklaruar se kanceri i gjirit dhe ai i stomakut janë të shërueshëm vetëm me produktet e tij bimore dhe duke shmangur trajtimet mjekësore.

Hekuran Çela: Nuk është e vërtetë ajo që thuhet.

Stop: Më the që e shëroj (kancerin e gjirit). Edhe bota e shëron, më the, por nuk duan ta shërojnë.

Hekuran Çela: Kush të dërgoi?

Stop: Emisioni “Stop”.

Gazetari: Mund të më thoni çfarë ju ka thënë, e ka marrë përsipër trajtimin e kancerit të stomakut apo jo?

Stop: Më ka kërkuar, që të bëj analizën e vitaminës D dhe pastaj do vij tek ai aty dhe do të më japë vajrat dhe ilaçet që më tha doktori dhe që po është e shërueshme.

Miri: Është i shërueshëm?

Stop: Po, kanceri i stomakut është i shërueshëm.

/Emisioni STOP

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…