“Ku janë lekët!”- Nusja vr*u vjehrrën pasi i vodhi paratë, publikohet përgjimi me fjalët e fundit të 75-vjeçares: Merr çfarë të duash dhe më lër të jetoj

Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë.

Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.

Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së saj pak para se të ndodhte krimi, ku 75-vjeçarja besonte se personi që kishte hyrë në shtëpi ishte burrë:

Nusja 46-vjeçare: (me zë të rëndë) “Ku janë lekët, jepmë lekët!”

Vjehrra 75-vjeçare: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm.”

Nusja: “Ku janë lekët?”

Vjehrra: “Të lutem, biri im, mos më bëj dëm. Merr çfarë do dhe ik.”

Nusja: (…)

Vjehrra: “Biri im, a nuk ke nënë?”

Nusja: (…)

Vjehrra: “Do të më vrasësh? Merre çfarë të duash dhe lëre të jetoj…”

Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi , dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”.

Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.

Sipas protothema.gr, 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë.

Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.

Siç kishte pohuar gruaja, e kishte kaluar natën në shtëpinë e saj, ndërsa burri i saj ishte në punë.

Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje. Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku.

Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…