“Sikur e ndiente që…”/ Me lot në sy, Big Mama zbulon kërkesën e fundit të Shpat Kasapit: Më tha…

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ishte një ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku me lot në sy kujtoi momentet me artistin e ndjerë, Shpat Kasapi.

Big Mama u shpreh se me Shpatin njiheshin që prej vitit 1997, kanë qenë një gjeneratë. Gjithashtu ajo zbuloi edhe kërkesën e fundit të tij, ku gjatë një regjistrimi të një programi festiv i ka thënë që të këndojnë “Sajzeza” së bashku.

Big Mama: Të gjitha fotot i ka duke qeshur. Nuk ka patur në estradën tonë artist më të buzëqeshur se Shpati. Edhe kur ziheshe me të, ai të kthente përgjigje me buzëqeshje. Ne do të na mbeten kujtimet më të bukura. Unë i them familjes, bashkëshortes, nënës, tezes dhe gjithë familjarëve të Shpatit, Zoti u faltë durimin sa më shumë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur.

Bieta Sulo: Kur datojnë kontaktet, fillimet e një miqësie me Shpatin?
Big Mama: Jemi rritur bashkë, jemi prej një qyteti. Sot më janë kujtuar të gjitha gjërat që kemi kaluar, koncertet, rrugëtimet, të qeshurat, shakatë që kemi bërë. Por më ka ngelur në kokë paraqitja jonë në Festivalin e Fëmijëve në 1997, kemi qenë fëmijë, kemi qenë një gjeneratë, kemi patur dhe prindërit shokë.

Big Mama: 12 vjeç, fëmijë. Fëmijë me shumë dëshirë për të arritur suksese. Gjëja e fundit që më ka mbetur në kokë, para dy javësh që ishim në një regjistrim të një programi festiv, sikur e ndiente se do të jetë kjo e fundit e dokumentuar. Më tha a t’a këndojmë bashkë ‘Sajzeza’ meqenëse jemi të dy tetovarë. I thashë ‘do e këndojmë o Shpat’. Kush thonte se ai do të ishte kujtimi i fundit me Shpatin.

Bieta Sulo: Ke mundur të flasësh me nënën e Shpatit?

Big Mama: Nëna e Shpatit nuk ka mundësi të flasë, por kam folur me të afërt. Me vajzën e tezes kam folur. Nuk kam forcë të shkoj, por do të shkoj,

Related Posts

“Mateo është shumë djalë i mirë”/ Nëna e Brikenës flet për herë të parë: Kemi qenë dakord…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Ajo ka folur për rrugëtimin e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos. Sipas saj, duket qartazi që Mateo ka pëlqim ndaj Brikenës, ndërsa për…

Akuzat/ Rames iu dha bursë për Harvard si minoritar grek prej nje fondacion helen

Ish-deputetja Niki Tzavella, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në Harvard. Media greke shkruan se sipas ish-deputetes,…

Behuni gati! Shtrengata dhe shi i fuqishem, kujdes zonat me te rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare….

LAJMI SHUMEPRITUR! Pension deri 400 euro në muaj për…! Ja kush përfiton

Prej nje kohe te shkurter ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni…