Psikologët bien dakord: Ky zakon parashikon ndarjen më shumë se çdo gjë tjetër

Psikologët bien dakord: kjo sjellje e parashikon ndarjen më shumë se çdo tjetër. Dhe është shenja më e fortë paralajmëruese për fundin e një marrëdhënieje

Nuk janë debatet për paratë, as tradhtia, as justifikimi “u larguam me kalimin e kohës”. Psikologët thonë se ekziston një sjellje shumë më e fshehtë që i shkatërron marrëdhëniet nga brenda: përçmimi.

Sado e pafajshme të duket të rrotullojmë sytë apo të hedhim një batutë sarkastike, e vërteta është se ky qëndrim mund të gërryejë komunikimin dhe intimitetin me partnerin.

Sipas psikologut të njohur John Gottman që citon noa.al, përçmimi është treguesi më i fortë se një marrëdhënie po shkon drejt fundit. Pas dekadash kërkimesh, ai përfundoi se ekzistojnë katër shenja që parashikojnë divorcin: kritika, mbrojtja e tepruar, tërheqja emocionale dhe përçmimi — ku ky i fundit është edhe më toksiku.

Përçmimi shfaqet shpesh në mënyra që nuk i kuptojmë menjëherë. Mund të marrë formën e një komenti ironik, një grimase të ekzagjeruar, talljeje me atë që thotë tjetri ose përgjigjes klasike “çfarëdo”. Të gjitha këto përcjellin të njëjtin mesazh: “Nuk të respektoj, nuk të marr seriozisht.” Dhe kur ky qëndrim përsëritet, pala tjetër fillon të ndihet e vogël, e parëndësishme, e refuzuar.

Le të mendojmë sa shpesh themi “whatever” vetëm për t’i dhënë fund një bisede. Në realitet, ajo që dëgjon tjetri është: “Nuk më intereson çfarë thua.” Kjo fjalë është kthyer në simbol të indiferencës dhe do të ishte më mirë ta nxirrnim nga fjalori ynë. Çdo marrëdhënie ka nevojë për komunikim dhe gatishmëri për të dëgjuar, jo për të përjashtuar.

Edhe sarkazma kërkon vëmendje. Edhe nëse mendojmë se “kështu jemi” ose “kemi humor”, partneri mund ta përjetojë si sulm. Specialistët shpjegojnë se përçmimi nuk lind nga një mosmarrëveshje e thjeshtë, por nga një ndjenjë epërsie ndaj tjetrit. Dhe kjo rrallë kalon pa pasoja. Kur ndiejmë se dikush na shikon “nga lart”, mbyllemi emocionalisht dhe largohemi.

Edhe gjuha e trupit ka rol të madh. Të shikosh diku tjetër kur tjetri flet, të kryqëzosh krahët, të shfaqësh bezdi me mimika apo psherëtima — të gjitha këto dërgojnë mesazh refuzimi. Mund të mos themi asnjë fjalë, por tjetri e kupton qartë. Në vend që të grumbullojmë tension, është më e shëndetshme të shprehim me sinqeritet dhe qetësi atë që na bezdis, në momentin që ndodh.

Related Posts

“Mateo është shumë djalë i mirë”/ Nëna e Brikenës flet për herë të parë: Kemi qenë dakord…

Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Ajo ka folur për rrugëtimin e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

“Mateos i është rindezur shkëndija e fikur ndër vite”, Aulona Musta: Brikena ka një histori jashtë, ka frikë nga…

Aulona Musta ishte e ftuar në “Fan Club”, ku komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos. Sipas saj, duket qartazi që Mateo ka pëlqim ndaj Brikenës, ndërsa për…

Akuzat/ Rames iu dha bursë për Harvard si minoritar grek prej nje fondacion helen

Ish-deputetja Niki Tzavella, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në Harvard. Media greke shkruan se sipas ish-deputetes,…

Behuni gati! Shtrengata dhe shi i fuqishem, kujdes zonat me te rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare….

LAJMI SHUMEPRITUR! Pension deri 400 euro në muaj për…! Ja kush përfiton

Prej nje kohe te shkurter ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni…