Amerikanët duan g*ditjen e Ballukut? Andi Bushati flet për fjalët që qarkullojnë në rrethet e ‘ngushta’: Ja cfare ndodh pas shkarkimit te saj

Analisti Andi Bushati, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë, por fakti që SPAK po heton procedura ku është i implikuar edhe Rama, krijon dyshime se ka një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar.

Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime, kishe edhe ti dyshime, që te Balluku po hetohet se ka edhe ndërhyrje të huaj. Luajmë shumë me teori konspirative, amerikanët, etj…

Andi Bushati: E kam hedhur këtë dyshim, por e kam hedhur, për të qenë i ndershëm, pa patur fakt, por duke u nisur nga një logjikë, që deri tani SPAK nuk ka guxuar kurrë më parë, të prekë procedura ku është implikuar Edi Rama. E merr Veliajn për fustanet e Ajolës, Ahmetajn për vilat e grave, por jo për punët që kanë bërë në bashkëpunim me Ramën. Fakti që kemi një thyerje, ose risi, të lë të dyshosh, se në lojë është futur përdhunshëm një forcë tjetër. A janë europianë? A janë amerikanë? Ore, a janë këto banda kriminale që kanë paguar se kanë inat Ballukun? Nuk e di, por ka një forcë tjetër që ka bërë të lëvizë trajektorja që SPAK ndjek gjithë këto vite.

Andi Bushati: Kryeministri thotë po më vjedhin kompetencat, po cënohet imuniteti i deputetit, njëri pushtet po ndërhyn te tjetri. Në fakt, për mua kjo është të kërkosh gjilpëren në kashtë. Ky mund të jetë debat midis konstitucionalishtësh. Kur një ministër vjedh, çfarë duhet të bëjë? Duhet të qëndrojë në detyrë? Këtu po quhet grusht shteti kur pezullohet një njeri që dyshohet se ka vjedhur, të cili i kemi parë dhe lexuar mesazhet që bën nga fillimi në fund një tender. Ne këtu hyjmë, mos po i prishin Ramës qeverinë? Ta lënë qeverinë të vjedhin?

Denis Dyrnjaja: Ne kemi Ilir Metën që na tha gjykata nuk është është provë e vërtetë. Bushati thotë nuk i bëjmë gjyqin dhe i bëri gjyëin ndërkohë.

Andi Bushati: Balluku mundet që, vëllai, komshiu, i dashuri tja ketë shkruar ai dhe mund të mos jenë prova. Por nuk po diskutohet kjo. Asnjë nuk thotë Belinda Balluku nuk ka manipuluar tenderin, por po thonë duke pezulluar një njeri që prezumohet si hajdut, po bëjmë grusht shteti. Duke pezulluar një njeri që ka vjedhur duke shfrytëzuar zyrën, por vjedhim kompetencat e kryeministrit. Me sa duket, edhe mbrojtësit e Ballukut, ngaqë e dinë se është deri këtu, nuk bëjnë debat a ka apo jo prova, por a po na cënohet kushtetuta.

Për mua, SPAK-u që të ishte laboratorisht korrekt dhe të bënte process të pasharë, duhet ta çonte për imunitet Ballukun. Çështja që ka zgjedhur për ta kapur veshin kështu… vjen se ka marrë mesazhin nga Rama, që unë Belindën nuk e dorëzoj, nuk ia heq imunitetin, është detyruar të gjejë artificën. Debati nuk është si po vepron SPAK. Puna është ta lëmë gënjimin e publikut se po shkelet Kushtetuta, se po rrëmbehen kompetencat e Edi Ramës, sepse ai ka kompetenca edhe mbi Federatën e Futbollit…

Related Posts

I FUNDIT/ Arrestohet djali i ish ministrit, e rende ajo qe ka bere (Nuk e ka per here te pare)

Djali i një ish-ministri është arrestuar për shpejtësi të lartë dhe kundërshtim të policisë në krye të detyrës. Bëhet fjalë për djalin 20-vjeçar të Andreas Loverdos, ish-ministrit…

Nga fama në tr*gjedi! Aktori shqiptar goditet me 8 pI*mba dhe humb këmbën. Ne azil…

Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati…

Lista/ Këta janë emrat e preferuar të familjeve shqiptare për djemtë e tyre

Të dhënat e INSTAT tregojnë se emrat e djemve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë viteve 2020-2025. Amar është aktualisht emri më i preferuar për…

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten…

Londrimi me deklaratë të papritur: Unë dhe Klodi jemi çifti më real në shtëpi

Në shtëpinë e reality shout një bisedë mes Klodian Mihajt, Londrim Mekajt, Saranda Hodës dhe Kushtrim Kelanit ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi solli deklarata të papritura…

Lum kush ka këto 3 shenja sot pas orës 15:00 – xhepat do u mbushen plot me para!

Dëshiron të dish se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat i pëlqejnë shumë paratë dhe cilët prirjen për t’u bërë të pasur? Më poshtë po ju…