Nga fama në tr*gjedi! Aktori shqiptar goditet me 8 pI*mba dhe humb këmbën. Ne azil…

Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati me 8 plumba e deri te jetesa në azilet e Tiranës.

Misheli i gjymtuar nga atentati, ku njërën këmbë ia kanë amputuar, thotë se aktualisht po qëndron në një azil ditor, me 20 vetë të tjerë në dhomë. “Kam një fatkeqësi që jam i amputuar. Dikur kam qenë artist, kam luajtur me të madhin Xhevdet Ferri, që sot s’është më. Dhe kam ardhur për të bërë një apel se kam shkuar në spitale dhe s’kam gjetur zgjidhje” tha ai për gazetarët e Fiksit.

Fama në Venezia, Berlin, Kanë …

Filmi “Saimir” është xhiruar në vitin 2005 dhe 2006 në Romë, Milano, Ostia dhe Firenze. “Pati dhe një sukses në festivale, Venezia, Berlin, Kanë. Pata fatin dikur të njoh Tarantinon, Scarlet Johansson, Robert De Niron, Al Paçinon dhe shumë vipa ndërkombëtarë” pohon ai.

Filmi ishte dramatik dhe quhet “Saimir”, i cili është edhe emri i i tij në film. “Unë jam në rolin kryesor. Unë u përzgjodha rastësisht në rrugë, isha me një motor dhe ndaloi një person. Më mbrapa pata fatin të mësoja me të madhin Xhevdet Ferri. Unë në atë koha s’isha në shkollë aktrimi, isha 18 për 19 vjeç”, shton më tej Misheli.

Sipas tij, regjisori italian Françesko kishte ardhur nga Italia dhe kishte bërë provime te Akademia e Arteve me aktorë profesionistë dhe s’kishte gjetur aktor. “Më përzgjodhi mua. Xhirova dhe ishte një eksperiencë fantastike. ‘Saimir’ ishte dramë, tregonte marrëdhënien babë e bir që pati dhe shumë sukses”, thotë 39 vjeçari.

“Killeri” u pagua 80 mijë euro për “kokën” time!

Misheli tregon se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit. “Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.

Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje. “Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.

39 vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar. “Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.

Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin. “Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.

Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. “Hipa në makinë dhe më çuan te Spitali ‘Nënë Tereza’, isha me pantallona të shkurtra, isha tërë gjak, me 8 plumba s’janë pak … Vinin doktorët dhe këta të policisë, mua mu merreshin mend po ikja dhe ata më pyesnin kush të gjuajti. Nuk e di u thashë. Vjen policia dhe më çojnë te Spitali Ushtarak. Aty më marrin me barelë, më fusin në sallë. Ishin 2 infermiere. Më panë kështu (me gjak) dhe thanë ‘lëne mo, mos e prek me dorë …’. Fati, hapet një derë dhe vjen një fytyrë fisnike, ishte me një këmishë të bardhë ky doktori, sot e falënderoj shumë. U thotë kapeni dhe i çon në djall, kapeni dhe reaminojeni. Më pas s’mbaj mend gjë, jam çuar pas një 3-4 ditësh a pas 1 jave s’e mbaj mend. Kam ndëjtur 6 muaj në Spitalin Ushtarak, luftë për jetë dhe arrita të mbijetoj”, tregon Misheli

Related Posts

I FUNDIT/ Arrestohet djali i ish ministrit, e rende ajo qe ka bere (Nuk e ka per here te pare)

Djali i një ish-ministri është arrestuar për shpejtësi të lartë dhe kundërshtim të policisë në krye të detyrës. Bëhet fjalë për djalin 20-vjeçar të Andreas Loverdos, ish-ministrit…

Lista/ Këta janë emrat e preferuar të familjeve shqiptare për djemtë e tyre

Të dhënat e INSTAT tregojnë se emrat e djemve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë viteve 2020-2025. Amar është aktualisht emri më i preferuar për…

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten…

Amerikanët duan g*ditjen e Ballukut? Andi Bushati flet për fjalët që qarkullojnë në rrethet e ‘ngushta’: Ja cfare ndodh pas shkarkimit te saj

Analisti Andi Bushati, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun,…

Londrimi me deklaratë të papritur: Unë dhe Klodi jemi çifti më real në shtëpi

Në shtëpinë e reality shout një bisedë mes Klodian Mihajt, Londrim Mekajt, Saranda Hodës dhe Kushtrim Kelanit ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi solli deklarata të papritura…

Lum kush ka këto 3 shenja sot pas orës 15:00 – xhepat do u mbushen plot me para!

Dëshiron të dish se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat i pëlqejnë shumë paratë dhe cilët prirjen për t’u bërë të pasur? Më poshtë po ju…