Skip to content

Del nga intubimi, përmirësohet gjendja e 15-vjeçarit

15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë gjatë një konflikti me bashkëmoshatarin e tij ka dalë nga intubimi, ndërsa gjendja shëndetësore paraqitet më e stabilizuar. Lajmin e ka konfirmuar mjeku kirurg Fitim Shini, i cili tha se pacienti po tregon shenja përmirësimi. I mituri mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor, për të vlerësuar reagimin dhe ecurinë e mëtejshme të shërimit.

Ngjarja u regjistrua të martën, pas një konflikti mes dy adoleshentëve, i cili dyshohet se nisi për shkak të një komenti në rrjetet sociale. 15-vjeçari iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shpëtuar jetën.

Hetimet për rrethanat e plotë të ngjarjes vijojnë.

Published inTë fundit