‘Superleku’, euro në pikiatë, ndikoi SEPA! Rezerva 7 mld €, BSh blen € për të frenuar rënien

Vjeshta u mbyll me një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane, që po këmbehet në kufijtë e 96 lekëve. Banka e Shqipërisë raporton se rezerva valutore arriti rekord në gusht me 7 miliardë euro, ndikuar edhe prej blerjeve të valutës për të normalizuar kursin.

Euro e mbylli vjeshtën më e dobët se kurrë. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregun se një euro është këmbyer me mesatarisht 96.66 lekë gjatë nëntorit, duke u zhvlerësuar me 1% vetëm në tremujorin e vjeshtës. Kurse në raport me vjeshtën e vitit të kaluar, monedha evropiane është zhvlerësuar me 2%.

Më e fortë ka qenë rënia e dollarit amerikan. Me 9% është zhvlerësuar dollari krahasuar me vjeshtën e 2024-ës. Gjatë këtij muaj një dollarë ka kushtuar mesatarisht 83.64 lekë, ndërsa vjet ishte 92.25 lekë.

Ky nënçmim i monedhave të huaja, sipas institucioneve vendase ka ardhur për shkak të parave që po vijnë nga sektori i turizmit, prej investimeve dhe remitancave. Po ashtu ndikim në rënien e euros në nëntor ka dhënë edhe hyrja zyrtarisht në SEPA, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme sjelljen e valutës në Shqipëri, pasi janë ulur ndjeshëm komisionet.

Forcimi i lekut, ka ndihmuar qeverinë dhe të gjithë ata qytetarë e biznese që i kanë borxhet në valutë, pasi e ka bërë më pak të kushtueshëm kthimin. Por ka dëmtuar direk eksportuesit dhe familjet që marrin para nga të afërmit e tyre emigrantë.

Po ashtu rënia e euros por edhe e dollarit kanë kontribuar në mos-realizimin e planit për të ardhurat me 70 milionë euro deri tani. Kjo situatë duhet të ishte përkthyer edhe në çmime më të ulta në treg për mallrat e importit, si rasti i naftës, por sipas ekspertëve për shkak të abuzimeve nga tregtarët, kjo gjë nuk po ndodh.

Si rezultat i zhvlerësimit të valutave përballë monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë ka blerë euro në treg për të frenuar një rënie edhe më të fortë. Për këtë arsye është rritur ndjeshëm edhe rezerva valutore e cila këtë vit ka kaluar për herë të parë pragun prej 7 miliardë euro. Edhe pse në raport me shtatorin, është ulur lehtë rezerva valutore krahasuar me tetorin e 2024-ës përllogaritet në gati 1 miliardë euro më shumë.

Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtare deklaroi se Banka e Shqipërisë duhet ta lë kursin të lirë, dhe të reduktojë ndërhyrjet në treg për të frenuar këtë rënie/Shqiptarja

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…