Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.

Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.

Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.

Related Posts

Çm*ndet moti/ Dhjetori del jashtë parashikimeve, vjen paralajmërimi i IGJEUM

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për situatën metorologjike për të dielën pasdite dhe ditën e hënë. Sipas të dhënave, muaji dhjetor do të nisë me…

“Nëntori i mallkuar”/ Nga Shpat Kasapi te Dr. Flori dhe tërmeti tragjik, rastësia e frikshme që ka prekur shqiptarët

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi më 26 nëntor 2025, ka rikthyer në vëmendje një fenomen të dhimbshëm dhe misterioz. Nëntori, i njohur si…

Protesta në Greqi, fermerët grekë bllokojnë me traktorë autostradën e Athinës

Fermerët grekë kanë bllokuar rrugët kryesore kombëtare me traktorë, duke ndarë në mënyrë efektive autostradën kryesore veri-jug të vendit, në shenjë proteste kundër rritjes së kostos së…

Pamje të reja/ Momenti kur autobusi përplas vajzën me biçikletë (VIDEO)

Të tjera pamje kanë dalë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Në video shihet se si autobusi i…

Bonusi përpara 11 majit: si u ‘joshën’ pensionistët në prag të zgjedhjeve

Pagesa e bonusit dhe premtimet për rritjen e pensioneve mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në favor të mazhorancës, por duket se ka pak…

Bes Kallaku shpërthen në lot në varrimin e Shpat Kasapit – momenti prekës në krahët e hallës së tij (VIDEO)

Dhimbja dhe pikëllimi kanë mbuluar sot Tetovën, ku mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit shumë të dashur të skenës shqiptare, Shpat Kasapi. Në mesin e…