Mushqeta, Tiranë, 1 Dhjetor 2025/ Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mushqeta, ku një 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur vetë i mituri dhe një 18-vjeçar që ndodhej si pasagjer. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet dhe materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa procedimi ndaj prindit, 51-vjeçarit, po kryhet në gjendje të lirë. ⬇⬇⬇ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄 ⬇⬇⬇