Çmendet moti në Amerikë! SHBA-të përgatiten për stuhinë më të madhe të dëborës në veri, 16 mln banorë në alarm! Shi dhe breshër në jug

Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në një rajon që shtrihet nga Michigani dhe deri në atë që njihet si “Anglia e Re” dhe të vërë më shumë se 16 milionë amerikanë në gatishmëri për stuhi dimërore, thanë parashikuesit e motit të mërkurën.

Stuhia, e cila tashmë ka sjellë dëborë nga Ioëa në Kansas këtë mëngjes, pritet të forcohet ndërsa lëviz drejt lindjes, tha Rich Otto, një meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Shërbimit Kombëtar të Motit.

Moti i keq, i cili do të ndikojë në Rrafshnaltën e Madhe qendrore, Midwest dhe Verilindje, pritet të arrijë kulmin nga nata e së hënës deri të martën.

“Është një pamje e parë e dimrit, dhe mendoj se kjo është mirë nëse ju pëlqen bora”, tha Otto.

Ndërkohë, banorët në Uashington, Filadelfia dhe Boston pritet të përballen me shi dhe breshër, tha ai.

Vala e re e motit të keq vjen pas një stuhie që “veshi” pjesë të vendit me të bardha, duke shkaktuar probleme me trafikun në Iowa, Indiana, Illinois dhe zona në Midwest, vuri në dukje meteorologu.

Policia e Indianës tha në mediat sociale se rrugët e akullta dhe dukshmëria e ulët kontribuan në një aksident me 50 automjete në autostradën ndërshtetërore 70 në Terre Haute të shtunën. Në Çikago, trashësia totale e borës arriti në 10 inç gjatë fundjavës.

Brandon Buckingham, një meteorolog me shërbimin privat të motit Accuweather, i paralajmëroi udhëtarët se kushtet e rrugëve do të përkeqësoheshin nga e hëna deri të martën në mbrëmje.

“Bora është e barabartë me ndërprerje të udhëtimit”, tha ai.

Related Posts

Dyshoi për tr’adhti, gruaja i pret 0RGANlN burrit dhe e hedh në tualet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Korenë e Jugut, ku një grua 58-vjeçare është dënuar me shtatë vite burg pasi s ulmoi bashkëshortin e…

Stuhia polare “pushton” Shqipërinë brenda pak orësh, ja zonat ku do të bjerë dëborë

TIRANË – Harrojini ditët me diell! Sinoptikanët kanë lëshuar një alarm të kuq për 24 orët e ardhshme, pasi një masë ajrore me origjinë polare po zbret…

“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga…

Ndizet atmosfera në shtëpinë e BBV/ Kristi kërcen me Krusitën: Do të mbys me…

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se kryeministri Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij, është i përfshirë në…

Shoferi e zbriti nga autobusi se s’kishte biletë, 11-vjeçari ecën 6 km në borë

Një 11-vjeçar nga Vodo di Cadore, Belluno u detyrua të ecte rreth 6 kilometra në temperatura nën zero dhe borë, pasi shoferi i autobusit të linjës Calalzo-Cortina…

Kërcet arma në kryeqytet, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalur në venidn e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar…