Lajm i mire! Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë të rinj shpërblim.

Përfituesit e bonusit që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësinë ta përfitojnë deri në 30 qershor të 2026-ës, ndërsa pas kësaj date, mundësia për ta përfituar shpërblimin skandon.

Në total, nga shpërblimi do të përfitojnë 762,740 persona, nga të cilët 640 325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2 322 në pension social, 65 232 persona në pension invaliditeti, 48 087 persona në pension familjar, 6 774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë 221,781 persona, konkretisht: pensionistët me të ardhura mbi 20 mijë lekë, ata që marrin trajtime të veçanta financiare, pensione të parakohshme dhe pensioneve suplementare me vlerë mbi 20 mijë lekë në muaj.

Ndërsa bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë pensionistët me të ardhura deri në 20 mijë lekë, personat me pension invaliditeti, pensione familjare, trajtime të veçanta financiare, pensione të parakosshme për vjetërsi shërbimi dhe ato që kategorizohen si profesione të vështira dhe marrin deri në 20 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë që në dhjetor, pritet që qeveria të miratojë një tjetër Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit, që të vendosë nëse do të marrin shpërblim në fundvit edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social,

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…