“6 pl umba drejt Mond Mëhallës”/ Gazetarja jep detaje: Ja pistat ku po heton policia

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Sipas Lalës autori ka qëlluar gjashtë herë me një pistoletë të dyshuar tip Beretta drejt Mëhallës më pas është larguar.

Gazetarja thotë se pista kryesore ku po heton policia, është një konflikt personal, problemet që mund të ketë patur me ortakët, si dhe përplasja e grupeve për trafikun e drogës.

“Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.

Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhee ish ortakët.

Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë.

Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje.

Hetuesit po dyshojnë, që tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetn e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori. “, deklaroi Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…