një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mbrëmje, në Berlin të Gjermanisë, ku një fëmijë humbi jetën nga plagët e marra pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi.
Shërbimet e emergjencës thanë se pavarësisht se zjarrfikësit arritën ta nxirrnin të gjallë nga ndërtesa që po digjej, fëmija nuk mundi të mbijetonte.
Fëmija mori ndihmën e parë nga një ekip ambulance, por ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje, thanë ata.
Autoritetet nuk kanë publikuar moshën ose gjininë e fëmijës deri tani. Ndërkohë një person tjetër u plagos lehtë, shtuan autoritetet.
Mediat e huaja shkruajnë se zjarrfikësit thanë se shtëpia ku jetonte një familje ishte përfshirë nga flakët kur mbërritën. Kërkimi për fëmijën ishte i vështirë sepse shkallët brenda banesës ishin shkatërruar tashmë, duke i detyruar zjarrfikësit të përdorin shkallë portative për ta nxjerrë atë jashtë.
70 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje dhe zjarri u shua disa orë më vonë. Një hetim është duke u zhvilluar për shkaqet e zjarrit,