Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Maliq-Lozhan mbrëmjen e sotme. Një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Tragjedia ndodhi teksa ai përpiqej të kalonte rrugën. Ndërkohë policia njoftoi se në shoferi i makinës është një efektiv i uniformave blu, i cili është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila pritet të hetojë shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.