Del video kur makina e përdorur në vr*sjen e biznesmenit në Elbasan del nga garazhi

Publikohen pamjet e automjetit të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Makina tip ‘Audi’ merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Makina u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.

Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende. Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Related Posts

3 ditë me shi, sinoptikania zbulon cfarë pritet ditët në vijim

Sot vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë gjithë ditës. Termometri luhatet nga 0°C në zonat malore deri në 18°C në ultësirë. Nga nesër situata…

Ylli Merja: Dy recetat për të sh*ruar artritin: Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të

Artriti reumatoid dhe herniet janë dy nga problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës. Shkaqet janë të shumta, por trajtimi me medikamente nuk është…

Hëna e plot sjell LAJME MADHORE në jetën tuaj! Yjet lëvizin, ja ndikimi i FORTE i këtyre ditëve

Dashi Në ditët e para mund të përballeni me disa ulje-ngritje, megjithatë fundi i javës ju sjell një pushim të këndshëm me një person që mban një…

Paralajmërimi i forte në Itali, priten reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ja zonat më të rrezikuara

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka lëshuar një paralajmërim të fortë për mot të keq, që pritet të godasë rajonet qendrore dhe veriore të vendit ditën…

Tortura e shqiptarëve në autobus në vitin 2025

Një qytetar ka dërguar një video-denoncim nga Babrru-ja, ku duket qartë autobusi që lidh Tiranën me Paskuqanin i mbushur plot me pasagjerë, deri në pikën që nuk…

Shoferja parkon makinën në mes të rrugës, pengon zjarrfikësen që po shkonte të shuante zjarrin

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë me një video nga Kalaja e Elbasanit, ku shihet një automjet i lënë në mes të rrugës, duke bllokuar plotësisht…