Ylli Merja: Dy recetat për të sh*ruar artritin: Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të

Artriti reumatoid dhe herniet janë dy nga problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës. Shkaqet janë të shumta, por trajtimi me medikamente nuk është gjithnjë efikas. Mjeku popullor Ylli Merja tregon se cili është trajtimi më i mirë që mund të bëni për problemet e artritit reumatoid, herniet dhe osteoporozën, si një kombinim me çajrave me bimë mjekësore, vajrave esencialë dhe farave të senapit.

Sipas tij, shkaqet që ndikojnë në artritin remautoid, ose poliartrit janë dy:

Së pari është mosfunksionimi i mirë i qarkullimit të gjakut, që ka shkaqet e veta, siç janë trashja e gjakut, rritja e kolesterolit, apo edhe depozitimi i adicit urik në kyçe, i cili shfaqet me dhimbje, ënjtje dhe tharje të lëngjeve.

“Lëngu sinovial që ndodhet midis kyçeve, midis kërceve nga pesha, nga vitet, nga lodhja, nga shtypja fillon të largohet dhe kockat afrohen aq shumë saqë edhe ato fërkohen me njëra-tjetër dhe japin dhimbje të forta.

Duke e studiuar mirë këtë defekt patologjik në organizëm, kemi arritur që së pari t’i shmangim këto problem duke përdorur disa çajra”, – thotë Merja.

Sipas tij, trajtimi është i përbërë nga një recetë që përshkruhet me kombinimin e disa bimëve mjekësore dhe përdorimi i disa vajrave në një recetë të dytë.

“Në parimin tonë jemi udhëhequr nga motoja: parimi bën fuqinë.

Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që së pari redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka dhe së dyti të sjell një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena.

Së treti, aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni.

Zgjidhja e problemit të artritit remautoid mendojmë që është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër”, – thotë Merja.

Përdoruesit e kësaj recete, sipas Meres, i ndien me të vërtetë frytet e një pune studimore shumë të arrirë, vetëm brenda dy ditësh. “Është më i mirë se çdo medikament tjetër farmaceutik.

Unë do të këshilloja përdorimin e një çaji, që është i kompozuar. Ai përmban çaj antikolesterol, disa gjethe kundër reumatizmës, gjethen e urthit, gjethen e hithrës, lulen e tërfilit të kuq të malit dhe gjethen e bishtit të kalit.

Dhe së dyti, është përdorimi i një vaji bimor që ne e kemi quajtur vaj për artritin dhe hernien”, – thotë mjeku popullor. Ky vaj esencial dhe çajrat janë marrë kryesisht nga farat e sinapit, nga ekstraktimi i gjetheve të pishës, dafinës, bredhit e me radhë.

Çaji duhet të përdoret 3 herë në ditë, duke zierë në 2 litra ujë, një përzierje me 5-6 lugë gjellë çaj për kolesterolin, një dorë me hithra, disa gjethe urthi, një dorë me gjethe të bishtit të kalit dhe pak dëllinja, ose trëndafil të egër.

“Këto përdoren në varësi individuale për çdo përdorues. Nëse ka obezitet, fusim në këtë përzierje edhe pak gjethe mështekne. Nëse ka problematika me luhatjen e tensionit, atëherë shtojmë më shumë çajin e kolesterolit.

Nëse ka një aritmi zemre që shoqërohet edhe me vështirësi në ecje, atëherë i shtojmë edhe bimë të tjera”, – thotë Merja. Sipas tij, do të ishte shumë e suksesshme biseda me pacientin dhe ekzaminimet mjekësore që mund të ketë bërë.

“Nëse kemi një grafi për kockat është mirë të dimë se ku është problemi më i madh i tharjes së lëngut sinovial, nëse kemi analizat e gjakut, mund të shohim a ka acid urik të ngritur, apo kolesterol. Biseda me pacientin është tamam sikur të të qepin një kostum sipas përmasave të trupit tënd”, – shprehet ai.

Në përgjithësi te femrat ka një porozitet më të madh të kockës. “Ne i shtojmë tërfilin këtij çaji kur bëhet fjalë për ë ka kripëra minerale për të forcuar kockën, ose i shtojmë vaj bajameje dhe lajthi, për të forcuar kockën, ndërsa për meshkujt shtojmë diçka tjetër për t’i dhënë më shumë forcë burrërore, shtojmë rrënjë hithre dhe gjethe hithre, ndërsa një femre mund t’i japim farat e hithrës, ose mund të shtojmë dozat e tërfilit të kuq, për të forcuar kockën sidomos në pjesën e kokës së femurit, kur kjo kockë bëhet shumë poroze”, – shpjegon Merja. Madje, duke parë edhe grafitë, sidomos te njerëzit që janë më të moshuar, të kenë kujdes në ato pika të kockës, që të mos e dëmtojnë dhe të mos thyhet. “Ky trajtim ka dhënë rezultat, bashkë edhe me një dietë ushqimore të duhur. Kemi përgatitur një ushqim për mëngjesin me bajame, thekër ose edhe çajrat e mësipërme dhe kemi vënë re që pas 4-5 muajsh, disa pacientë që kanë qenë në kufirin e osteoperisë, janë ngjitur në brezin normal. Ose kanë ardhur nga kufiri i osteoporozës në kufirin normal të kockës, që duket duke i krahasuar dy grafitë e kockave”, – thotë Merja.

Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të gjejnë këtë trajtim, është edhe një tjetër alternativë sipas mjekut popullor, që mund t’u shërbejë për të lehtësuar dhimbjet. “Nëse janë nga zona e Klosit, apo Burrelit dhe nuk kanë mundësi që të marrin këto produkte ata, në kushte shtëpie, mund të marrin farën e senapit të zi, që të djeg nëse e shtyp me dhëmbë dhe të bëjnë një pastë për të lyer zonat e ndryshme. Ai rritet edhe në zonën e Lushnjës nëpër grurë, edhe në zonën e Burrelit. Mund ta shtypni pak që ta bëni si miell. Lyeni pjesën e trupit që dhemb me pak vaj ulliri dhe hidhni miellin e senapit. Lëreni për 2-3 orë dhe menjëherë ajo bën efektin e saj. Pastaj hiqeni atë dhe mund ta shihni gjurmët që ka lënë”, – shprehet Merja. Kështu, duke eliminuar medikamentet që shpesh japin edhe efekte anësore, këto probleme të artritit reumatoid, hernieve apo osteoporozës mund të gjejnë shërim, thjesht duke kombinuar disa bimë mjekësore apo edhe vajra esenciale, për një trajtim sa më natyral të shëndetit

Related Posts

3 ditë me shi, sinoptikania zbulon cfarë pritet ditët në vijim

Sot vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta gjatë gjithë ditës. Termometri luhatet nga 0°C në zonat malore deri në 18°C në ultësirë. Nga nesër situata…

Hëna e plot sjell LAJME MADHORE në jetën tuaj! Yjet lëvizin, ja ndikimi i FORTE i këtyre ditëve

Dashi Në ditët e para mund të përballeni me disa ulje-ngritje, megjithatë fundi i javës ju sjell një pushim të këndshëm me një person që mban një…

Paralajmërimi i forte në Itali, priten reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ja zonat më të rrezikuara

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka lëshuar një paralajmërim të fortë për mot të keq, që pritet të godasë rajonet qendrore dhe veriore të vendit ditën…

Tortura e shqiptarëve në autobus në vitin 2025

Një qytetar ka dërguar një video-denoncim nga Babrru-ja, ku duket qartë autobusi që lidh Tiranën me Paskuqanin i mbushur plot me pasagjerë, deri në pikën që nuk…

Shoferja parkon makinën në mes të rrugës, pengon zjarrfikësen që po shkonte të shuante zjarrin

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë me një video nga Kalaja e Elbasanit, ku shihet një automjet i lënë në mes të rrugës, duke bllokuar plotësisht…

“Ma ktheni, është dhuratë nga një njeri që s’jeton më”, qytetari apel të miturit që i vodhi biçikletën

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e biçikletës së tij, e cila ndodhej e parkuar para restorantit të…