Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini, ka publikuar dy postime në rrjetet sociale, ku ka shqetësuar ndjekësit e saj.
Përmes një Instastory, ajo publikoi një foto të bashkëshortit të saj, i cili dukej me sy të dëmtuar dhe i përgjakur, pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sipas saj, bashkëshorti u përplas papritur nga një çiklist i papërgjegjshëm, duke i shkaktuar lëndime që kërkuan trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Fatmirësisht, gjendja nuk rezultoi serioze. Anjeza bëri të ditur se ai ka marrë disa qepje.
“Gjithçka është nën kontroll. Tani i duhet vetëm të pushojë,” shkroi ajo.
Artistja theksoi se synimi i saj ishte të jepte edhe një mesazh ndërgjegjësues:
“Faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë. Thjesht një kujtesë mjafton një çast pakujdesie që jeta të marrë tjetër drejtim. Ju lutem, bëhuni të vëmendshëm dhe mbani të sigurt veten dhe të tjerët.”
