Çështja e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi Kolegji nuk pati unanimitet për kalimin apo jo në seancë, ka vendosur që çështja të kalojë në mbledhje gjyqtarësh.
Në kë mbledhje do të vendoset nëse ankimi i qeverise do të do të shqyrtohet në themel, ku një nga kërkesat e para që kërkon zgjidhje, është rrëzimi i masës së sigurisë të pezullimit të Belinda Ballukut.
Me firmë të Edi Ramës, qeveria çoi për apelim në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Katër janë kërkesat e qeverisë, që si fillim kërkon nga “Kushtetuesja” të ndajë se ku fillon e ku mbaron “pushteti i drejtësisë” nga njëra anë dhe “pavarësia e ekzekutivit” nga tjetra