Drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj ka deklaruar se nga data 1 Janar do të hyjë në fuqi një rritje e përgjithshme pagash për të gjithë punonjësit e institucionit.
Sipas Xhafajt, ky vendim vjen në një periudhë sfiduese, por është i domosdoshëm për të mbështetur punonjësit dhe për të garantuar një shërbim postar më cilësor dhe më efikas.
“Do të kemi një rritje pagash për gjithë sektorin publik nga 1 Janari. Jemi duke replikuar sipas udhëzimeve të Ministrisë së linjës edhe në Postën Shqiptare. Rritja do të përfshijë të gjitha stratat, duke nisur nga paga dysheme, e cila do të jetë 500 mijë lekë te vjetra në muaj” u shpreh Xhafaj.
Etjen Xhafaj bëri të ditur gjithashtu se Posta Shqiptare po punon paralelisht për një reformë të thellë, duke marrë modele nga vendet simotra në BE, me synim rritjen e performancës dhe përputhjen e standardeve për integrimin në Bashkimin Europian,