SPAK TR0NDIT VENDIN, gati fletë-arrestet për emrat e fuqishem

Burime të besueshme tregojnë se po përgatiten fletë-arreste për emra të rëndësishëm që kanë firmosur e dirigjuar fondet e BE për bujqësinë, të cilat po hetohen nga prokurorët SPAK. Mësohet se dy prokurorët kanë bërë një hetim të plotë e përfekt ligjor, aq sa nuk mund ti kundërshtojë asnjë avokat në gjyqin e pritshëm.

Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës. Kështu shkruante gazetari i njohur i BIRN, Gjergj Erebara.

Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, pati njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Skandali është bërë me fondet që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin bujqësor e rural të Shqipërisë përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPARD II), dhe nisi pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde, denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive.

Sipas OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA), e cila shpërndante fondet. Por edhe se fondet u përdoren për qëllime të tjera korruptive.

Pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve. Mes parregullsive të identifikuara ishte “kërkesa që u bëhej aplikuesve për të paguar një pjesë domethënëse të grantit te një kompani vendëse konsulence” si dhe “kontrata të dhëna pa garë ose me garë të falsifikuar” apo “çmime të inflacionuara dhe shkelje të kontratave”.

OLAF rekomandoi gjithashtu që BE të ndalojë programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale”.

OLAF shton se një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.

Ndërkohë SPAK po mbaron hetimin final dhe ka në tavolinë emrat për arrestime.

Burimet thanë se mundet që prokuroret ti firmosin para Krishtlindjeve fletë-arrestet.

BE mezi pret penalitetet për personat që abuzuan me dhjetra milionë euro, të cilat nga fonde për bujqësinë u kthyen në donacione miqësore për vila, kopshte, hotele, lokale turistike për emra të njohur./kohajone

Related Posts

Dolce thyen rekorde shikueshmërie në Grande Fratello (Foto)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm mediatik menjëherë pas hyrjes së saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali. Kjo…

Hëna e Plotë e 5 Dhjetorit sjell mbarësi/ Njihuni me katër shenjat më fatlume

Hëna e Plotë e fundit për vitin 2025 do të ndriçojë boshtin Binjakë–Shigjetar më 5 dhjetor, duke sjellë një valë energjish të fuqishme, veçanërisht për shenjat e…

“Nuk kishin shpresë sepse..”/ Aksidenti FATKEQ, makina del nga rruga dhe bie në pishinë, vdesin 3 adoleshentët!

Tre adoleshentë në Francën jugore humbën jetën tragjikisht, kur makina e tyre doli nga rruga, u përplas me një mur dhe ra fatalisht në pishinën e një…

Rama jep LAJMIN E KEQ: Pezullimi i Ballukut sjell pasoja! Nuk fillojnë dot fluturimet drejt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës. Rama thotë se fluturimet…

Nga 1 Janari rriten pagat për punonjësit/ Lajm i Mirë! E konfirmon drejtori i këtij institucioni

Drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj ka deklaruar se nga data 1 Janar do të hyjë në fuqi një rritje e përgjithshme pagash për të gjithë punonjësit…

Ky është mbiemri më i përhapur SHQIPTARË, të gjithë njohim njerëz me këtë mbiemër

Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari,…