Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Parma-s në Itali, ku një fëmijë rreth një vjeç ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në një çerdhe lokale. Sipas mediave italiane, vogëlushi pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit për ta rikthyer në jetë dhe transportit të menjëhershëm në spital, fëmija nuk mundi të mbijetojë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes. Kryebashkiakja Michele Guerra u shpreh e tronditur nga humbja e fëmijës dhe shtoi se autoritetet dhe stafi i çerdhes qëndrojnë pranë familjes në këtë moment të vështirë.
“Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë.
Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, tha ajo,