Babai polic në Shqipëri, nëna mjeke! 20-vjeçari kapet duke shitur ko ka inë në Angli! Avokati përplaset me gjyqtarin: Vjen nga një familje e mirë (Foto+EMRI)

Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. Sipas raportimeve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Mësohet se 20-vjeçari është djali i një efektivi policie në Shqipëri ndërsa nëna e tij me profesion mjeke.

Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e Makarjadhit u sekuestrua edhe një tjetër shumë prej 1,000 paundësh, kanabis dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e drogës. Ai u kap me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.

Prokurorja theksoi se i riu kishte ardhur ilegalisht në Britani vitin e kaluar dhe se borxhi prej 15 mijë paundësh e kishte futur në aktivitet kriminal. Në intervistë, ai pranoi se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.

‘Ai duket i pafajshëm dhe me rol më të vogël në këtë skemë,’ tha Purcell-Chandler.

Gjyqtari Hassan Khan deklaroi: ‘Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.’

Avokati mbrojtës, Nick Cotter, tha: ‘Ai ka qenë shumë i hapur me mua. Vjen nga një familje e mirë në Shqipëri – i ati është oficer policie, e ëma mjeke. Ata nuk e dinë se ai ka qenë në burg. Dëshiron të kthehet sa më shpejt në Shqipëri. Personat që i siguruan pasaportën e detyruan të shiste drogë. Është një djalë inteligjent dhe e kupton seriozitetin e veprës së tij.’

Gjyqtari vijoi: ‘E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.’

Makarjadhi u dënua me dy vjet burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara.

Related Posts

Vjen lajmi i KEQ per te gjitha ata qe kane makina, nga janari do paguani..

Nga janari i vitit 2026 pritet që tarifat e siguracionit të automjeteve të pësojnë një tjetër rritje, e dyta kjo në harkun kohor të 12 muajve. Vetë…

Prej vitesh i “zhd*kur nga Shqiperia”, Renato Mekolli al*rmon ndjekësit me cfare i ka ndodhur

Dikur ishte një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në televizionin shqiptar. Me një karrierë të gjatë në gastronomi dhe një personalitet të spikatur…

Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vr asjes së biznesmenit në Elbasan (Video)

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Nevzat Spaho, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen…

HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni me Venusin në favorin…

Parashikimi i frikshëm! Po vjen profecia “ALÍENE” e Baba Vanga që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?

Një tjetër parashikim i një gruaje të verbër telepatike, e cila dyshohet se parashikoi ngjarjet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19, pritet të vërtetohet vetëm disa…

A po i trembet Berisha foltores së Salianjit? SMS-ja paralajmëruese që iu dërgua demokratëve para takimit në Durrës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur një tur takimesh që sipas tij synon të ringrejë, fuqizojë dhe ripërtërijë partinë. Salianji e nisi foltoren e tij…