Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vr asjes së biznesmenit në Elbasan (Video)

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Nevzat Spaho, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.

Nevzat Spaho 29 vjeç, i cili u arrestua sot (3 dhjetor 2025) rezulton se është person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi sot se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla.

Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Deri tani numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjerë janë shpallur në kërkim.

Momenti i vrasjes së biznesmenit

I arrestuar edhe ish ortaku

Dje 2 dhjetor u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

-N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..

Hetimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Vjen lajmi i KEQ per te gjitha ata qe kane makina, nga janari do paguani..

Nga janari i vitit 2026 pritet që tarifat e siguracionit të automjeteve të pësojnë një tjetër rritje, e dyta kjo në harkun kohor të 12 muajve. Vetë…

Prej vitesh i “zhd*kur nga Shqiperia”, Renato Mekolli al*rmon ndjekësit me cfare i ka ndodhur

Dikur ishte një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në televizionin shqiptar. Me një karrierë të gjatë në gastronomi dhe një personalitet të spikatur…

Babai polic në Shqipëri, nëna mjeke! 20-vjeçari kapet duke shitur ko ka inë në Angli! Avokati përplaset me gjyqtarin: Vjen nga një familje e mirë (Foto+EMRI)

Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. Sipas…

HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhti

DASHI Yjet e kësaj periudhe e intensifikojnë dëshirën tuaj për të qenë pranë partnerit tuaj. Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni me Venusin në favorin…

Parashikimi i frikshëm! Po vjen profecia “ALÍENE” e Baba Vanga që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?

Një tjetër parashikim i një gruaje të verbër telepatike, e cila dyshohet se parashikoi ngjarjet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19, pritet të vërtetohet vetëm disa…

A po i trembet Berisha foltores së Salianjit? SMS-ja paralajmëruese që iu dërgua demokratëve para takimit në Durrës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur një tur takimesh që sipas tij synon të ringrejë, fuqizojë dhe ripërtërijë partinë. Salianji e nisi foltoren e tij…