Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka quajtur Partinë Socialiste “bordello”.
Emergency Power Solutions
“Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello”, iu drejtua Berisha socialistëve, duke theksuar se “Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama”.
Por, kryedemokrati i ftoi socialistët të shkojnë në SPAK, të shohin dokumentet dhe sipas tij, të mësojnë se kush është bordello.
“Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama.
Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë se kam thënë kurrë këtë, dhe nuk e kam atë koncept për socialistët.
Për të parë se kush është bordello shkoni në SPAK dhe shikoni dokumentet. Ti shihni ato dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha Berisha.