U grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfen ngjarjen në GJKKO: Më qëlluan, me vete kisha 120 milionë lekë! Në dyqan më vinte vëllai i Talo Çelës, ja çfarë i thashë

Në GJKKO ka dëshmuar Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burg. Ai ka rrëfyer me detaje ngjarjen, ndërsa thotë se grabitja ka ndodhur në mëngjes, kur sapo ka dalë nga shtëpia. Kambisti tha se nuk e kishin menduar se do ta qëllonin, ndërsa tregon se me vete kishte 120 milionë lekë.

“Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete, në një çantë, që i lashë në bagazhin e makinës dhe po kthehesha të mbyll derën e shtëpisë, kur u sulmova,” tha Lici.

Sipas dëshmisë së tij, sulmuesit ishin katër persona. “Më qëlloi njëri, dy herë në gjoks dhe dy në këmbë,” tregoi ai.

“Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha ai.

Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

“Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.

Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Celën, por se e kishte parë në TV.

“Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

Related Posts

Arrestet kardiake te moshat e reja, mjeku: Stresi faktori i parë! Një herë në vit duhet bërë një EKO dhe EKG

Arrestet kardiake në moshë të re, po shtohen edhe në vendin tonë. Mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, mjeku Altin Veshti u shpreh se faktori…

Stuhia Byron “mbërthen” Greqinë/ Përmbytje, shkolla të mbyllura dhe mesazhe paralajmëruese në telefonat e banorëve

Moti i keq po “tregon dhëmbët” në Greqi, pasi ka sjellë tashmë shira dhe stuhi të rrëmbyeshme në shumë zona, sipas të dhënave nga Observatori Kombëtar i…

I dha unazë me çmim marramendës- A u bashkuan Nora dhe Roberti? Ja çfarë ndodhi mes tyre

Një nga marrëdhëniet më të komentuara në skenën muzikore shqiptare është ajo mes Nora Istrefit dhe ish-bashkëshortit, Robert Berishës. Pas zhurmës së madhe të krijuar nga promoja…

SPAK kërcet prangat, kush jane të fuqishmit qe pritet te arr*stohen

Burime të besueshme tregojnë se po përgatiten fletë-arreste për emra të rëndësishëm që kanë firmosur e dirigjuar fondet e BE për bujqësinë, të cilat po hetohen nga…

TR*GJEDI/ Konsumoi ushqimin qe preferohet shume, vd*s adoleshenti!

Së fundmi, Gjykata e Napolit ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg pronarin e një restoranti sushi në zonën e Vomeros, ku sipas Prokurorisë ndodhi…

Sherr mes motrës dhe vëllait në Fier, në konflikt përfshihen dhe familjarët e tjerë, 3 në pranga, 1 në kërkim

Tre familjarë janë arrestuar ditën e sotme në Fier dhe një 18-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar një person dhe bashkëshorten e tij….