Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një grua rreth të 50-ave ka humbur jetën pas një rënieje aksidentale gjatë ecjes në trotuar.
Sipas dëshmitarëve, gruaja po ecte përgjatë bulevardit kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin — në një moment kur zona ishte përfshirë nga erëra të forta — dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.
Kalimetarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Mesazhet e qytetarëve që sinjalizuan ngjarjen:
“Sapo ka ndërruar jetë një person rreth 50 vjeç në qendër të Vlorës, ka humbur ekuilibrin nga era e fortë.” “Në Vlorë, nga erërat e forta ka rënë dhe është goditur në trotuar.”
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera në vijim,