Këtë të enjte në mbrëmje miliona shikues në mbarë botën do të kenë mundësinë të shohin Superhënën e Ftohtë, fenomenin e fundit hënor spektakolar të vitit 2025 dhe finalen e trilogjisë së superhenave të këtij viti.
Astronomët thonë se kjo hënë është veçanërisht e rrallë, jo vetëm për nga madhësia dhe shkëlqimi, por edhe për lartësinë e pazakontë që do të arrijë në qiell.
“Ishe një nga banoret më se…” – Gerta Gixhari konsideron rihyrjen në “Big Brother VIP”?
Ajo ngjitet kaq lart falë një cikli 18.6-vjeçar të njohur si “Major Lunar Standstill”, që përcakton këndin ekstrem të orbitës së Hënës ndaj Tokës.
Pikërisht këtë vit, ky cikël arrin kulmin dhe e shtyn Hënën e Ftohtë më sipër se çdo hënë tjetër të vitit një shfaqje që nuk do të përsëritet deri në vitin 2042.
Superhëna e Ftohtë është e lidhur tradicionalisht me fillimin e acarit dimëror.
E besnike emrit të saj, ajo shfaqet pikërisht në periudhën kur temperaturat bien ndjeshëm në gjithë hemisferën veriore, duke i dhënë fenomenit një atmosferë edhe më dramatike.
Astronomët këshillojnë që fenomeni të shikohet në horizonte të hapura, larg ndotjes së dritës.
Në orët e mbrëmjes, Hëna do të duket më e madhe dhe më e ndritshme deri në 14% më e madhe dhe 30% më e shkëlqyer se një hënë e zakonshme e plotë.
Për adhuruesit e qiellit, kjo është një mundësi e artë: superhëna e fundit e vitit dhe një nga më të veçantat e dekadës.
E rrallë, e ftohtë dhe e jashtëzakonshme, Superhëna e Ftohtë premton të mbyllë vitin astronomik 2025 me një spektakël të paharrueshëm.