Skandalet e panumërta të Ballukut: Kompania e përzgjedhur, në pronësi të njeriut…

Në qershor 2015, Isabel dos Santos bëhet aksionerja kryesore e kompanisë portugeze Efacec Power Solutions, duke blerë aksionet nga grupet José de Mello dhe Têxtil Manuel Gonçalves për rreth 200 milionë euro.

Blerja u realizua përmes kompanisë offshore Winterfell Industries (e themeluar nga ajo), në partneritet me shoqërinë shtetërore angolase “ENDE”, e cila bleu 40% të aksioneve të Winterfell.

Sipas të dhënave zyrtare nga regjistri portugez, dos Santos zotëronte 71.73% të EFACEC përmes kompanisë Winterfell 2. Ajo u tërhoq nga aksionet e kompanisë EFACEC në janar 2020, menjëherë pas përfshirjes së saj si e dyshuar në hetimet angoleze, ku EFACEC drejtohej nga Mário Leite da Silva, bashkëpunëtor i ngushtë i Isabel dos Santos, i cili dha dorëheqje sapo nisën akuzat ndaj saj.

Pas shpërthimit të skandalit “Luanda Leaks” në janar 2020, Isabel dos Santos do të shiste pjesën e saj në EFACEC. Madje në Portugali u ndërmorën veprime ligjore pasi prokuroria portugeze urdhëroi ngrirjen e llogarive të saj bankare në fillim të 2020 si pjesë e bashkëpunimit me drejtësinë.

Autoritetet portugeze nisën hetime të veçanta për blerjen e aksioneve të EFACEC nga dos Santos , për të shqyrtuar burimin e fondeve.

Më 2 korrik 2020 qeveria portugeze miratoi me dekret shtetëzimin e 71% të aksioneve të EFACEC që zotëroheshin nga dos Santos, duke filluar procesin e menjëhershëm të riprivatizimit.

Në total u ngrinë asete të Dos Santos në Angolë dhe Portugali me vlerë mbi 1.5 miliardë dollarësh. Së fundmi, në vitet e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione personale ndaj Isabel dos Santos dhe familjes së saj për korrupsion, duke e ndaluar atë të hyjë në territorin e tyre dhe duke ngrirë pasuri shtesë.

Eshtë zbuluar një tjetër problem me projektin e EFACEC në Shqipëri, pasi rezulton se kompania nuk ka patur asnjë punëtor gjatë realizimit të kontratës për periudhën 2019-2021, në vitin 2022 ka patur vetëm një të punësuar dhe në vitin 2023 ka shtuar 3 punëtorë.

Ngelet mister se si e ka realizuar projektin dhe pse ish drejtuesi Skerdi Drenova e ka zgjatur kontratën kur kompania nuk ka patur punonjës.

Por nëse kompania mund të justifikohej se ka marrë nënkontraktorë, si i ka marrë dhjetra miliona euro pagesa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit nga dega në Shqipëri që është themeluar në tetor 2018? Po të analizojmë bilancet financiare, EFACEC nuk ka punëtorë, ndërkohë që xhiroja vjetore maksimale përllogaritet viti 2022 me rreth 60 mijë euro.

Ndërkohë që nga viti 2019 e deri në fund të vitit 2023, duke përjashtuar 2022 kemi xhiro vjetore të ardhurash të papërfillshme duke e krahasuar me tenderin që ka marrë nga OST-ja.

Me pikëpyetje është edhe pronësia e degës në Shqipëri, pasi nuk rezulton që të ketë asnjë aksioner që të ketë shumicën e aksioneve, sic pretendohet që i ka shteti portugez.

Nga verifikimet tona në terren, ky projekt akoma nuk ka përfunduar dhe janë shkelur përsëri afatet pasi duhet të kishtë përfunduar në korrik 2025.

Related Posts

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë….

Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën…

Gazetari shqiptar trondit me paralajmërimin: Nesër shkunden themelet e shtetit dhe jo vetëm

Elton Tozaj ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas një paralajmërimi alarmues për publikimin e një serie investigimesh që, sipas…

“Të ka mallkuar Zoti”/ Rogerti kapërcen çdo limit, ofendon rëndë Stenaldon për verbërinë: Plas sherri (Video)

Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te…

“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

Duket se debatet e forta mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje janë gjithnjë e më të forta, ku…

Shuhet familja, prindërit vr*sin dy djemtë e tyre me a*utizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre…