E dashura e Safet Bajrit, një “BAD GIRL” e përfshirë në ν’rasje, çfarë zbuluan kamerat sipas prokurorisë

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, u nis nga Tirana bashkë me të dashurën e tij, E.A., ish-miss dhe Astmer Bilalin, pasi kishte planifikuar vrasjen e Fatbardh Licit.

Në Lezhë mbërrijnë në orën 06:11, prej andej në Shkodër.

Sipas SPAK, dyshohet se Safet Bajri dhe Bilali marrin automjetin e vjedhur dhe afrohen te lokali që Sokol Lici kishte me qira.

Aty pinte çdo mëngjes vëllai i Sokolit, Fatbardh Lici.

Këtë të fundit e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, mjeti ka lëvizur në drejtim të Dobracit, ku ka hyrë në rrugicën që të çon te lokali i Bajrave, ku dyshohet të ketë zbritur Safet Bajri.

Më pas, Astmer Bilali djeg automjetin që përdorën në vrasje.

Njëzet minuta më vonë, është E.A., e dashura e Safetit, që drejtonte automjetin me të cilin janë larguar.

Para hetuesve, vajza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit.

Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj dhe ajo ka përfunduar në pranga, nën dyshimet për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit.

Sipas hetuesve, ka dyshime se ajo kishte dijeni për ngjarjen. SPAK thotë se ishte Behar Bajri që përplasi Ibrahim Licin e Astmer Bilalin.

Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve.

Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan./korrieri

Related Posts

Nuk ka më kthim mbrapa: Zarfi i zi që ndryshon gjithçka! Kush e hapi dhe çfarë dënimi drastik dha Vëllai i Madh?

Një moment tensioni ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një përplasje…

“Botë në ånkth! Irani konfirmon vd*ekjen e figurës kyçe: Çfarë do të ndodhë tani me Lindjen e Mesme?”

Ali Larijani, nje nga njerezit me te fuqishem dhe te rendesishem ne Iran si edhe sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, është vrarë në…

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

E tm*rrshme: Nuk i mbijetoi plagëve! Ky është profesori i njohur që humbi jetën sot, detajet që nuk u thanë…

Një aksident tr*gjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Skënderajt, në Kosovë, duke tr*nditur komunitetin vendas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur për vdekje…

“Nga ekstr*dimet te ‘të paprekshmit’”/ Zbulohen shqiptarët e botës së kr*mit që gjetën strehë në Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar një kthesë të…

Ngjarja tr*gjike/ 4 shqiptarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës. Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë…