Teksa mori pjesë në takimin ”Për Ty Natyrë”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zjarret kanë shkaktuar pasoja kolosale dhe kësaj sfide i duhet përgjigjur menjëherë. Rama tha se për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të tjera financiare për të futur teknologjinë. Kryeministri premtoi se për herë të parë në Shqipëri do të mbillen pemë me anë të dronit, duke sjellë saktësi dhe eficencë.
“Askush nuk i gjatur ndonjë ilaç zjarreve, që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Nuk mundet të qëndrojmë kështu, edhe pse në të shkuarën mund të ketë qenë eficente. Duhet t’i përgjigjemi sfidës duke investuar pa humbur kohë në atë pjesë që kthehen plagë. Për këtë arsye, po angazhojmë edhe burime të tjera financiare për të futur teknologjinë, kapacitet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dronë të cilat sjellin saktësi dhe eficence. Për vitet e mëtejshme do të rritim edhe pyllëzimet”, tha Rama