I dyshuar si bashkëpunëtor në vr asjen e Mondi Mëhallës, gjykata jep vendimin për Nevzat Spahon! Ç’ndodhi gjatë seancës për ish-ortakun e biznesmenit, familja e viktimës: Jemi miq

Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Nevzat Spahon, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit pranë karburantit të viktimës.

Seanca me dyer të mbyllura nisi në orën 10:30, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar lënien pas hekurave të tij, e cila u aprovua nga togat e zeza.

Avokati mbrojtës dhe vetë i hetuari Nevzat Spaho kundërshtuan masën e sigurisë, duke kërkuar një masë më të lehtë dhe duke pretenduar se ndalimi ishte i pabazuar, por gjykata i rrëzoi këto argumente, duke theksuar se provat e administruara deri tani justifikojnë mbajtjen e tij në qeli.

Ky vendim vjen një ditë pas seancës së gjatë, po ashtu me dyer të mbyllura, ku gjykata vendosi “arrest me burg” për:

• Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mëhallës;

• Kujtim Pishën, roje karburanti, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Seanca e djeshme (5 Dhjetor) zgjati mbi dy orë, ku palët u njohën me aktet dhe dëshmitë e dosjes. Burime nga salla bënë të ditur se një element që ka tërhequr vëmendje ishin deklarimet e familjarëve të Mondi Mëhallës, të cilët pretenduan se kishin lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago, e cila u pohua edhe nga të afërmit e ortakut të viktimës, që ndodheshin jashtë gjykatës.

Prokuroria ka lidhur ortakun e viktimës, Xhino Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit, makinë e cila i përkiste një kompanie të drejtuar nga viktima dhe i dyshuari, ndërsa ky i fundit ia kishte dhënë për përdorim personave të tretë.

Sa i përket Kujtim Pishës, mbrojtja kërkoi lirimin e tij duke pretenduar se roja i karburantit ndodhej duke konsumuar darkë në momentin e vrasjes, por ky argument nuk u mor në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se seanca për Nevzat Spahon shihet si kyçe për vijimin e hetimeve, pasi ai konsiderohet një hallkë e rëndësishme në zbardhjen e plotë të vrasjes së biznesmenit.

Ndërkohë, policia vijon punën për arrestimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba dy në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit.

Ekzekutori pasi e qëlloi brenda mjetit tip Range Rover u largua me një automjet tip Audi në drejtim të Librazhdit.

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…