Pagesa e majme, Arilena Ara në krye të Festivalit të RTSH! Emrat që u skualifikuan nga prezantimi, ja kush pritet ta shoqërojë në skenë

Duket gjithçka gati për edicionin e këtij viti të Festivalit të RTSH. E kur janë publikuar në kanalin e “You Tube” edhe këngët pjesëmarrëse, pas shumë peripecirash është vendosur edhe moderatorja e këtij edicioni.

Arilena Ara

Bëhet me dije se do të jetë Arilena, ajo që do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, për të moderuar përgjatë 4 netëve kompeticionin e rëndësishëm muzikor. Vetëm javën e shkuar, shkruam për problemet që emri i moderatores kishte sjellë për organizatorët. Shkak për këto mosmarrëveshje janë bërë pikërisht financat që RTSH ka në dispozicion, duke qenë se gjendet në një moment të vështirë ekonomik. Nga organizatorët është kërkuar që drejtues të ishte Salsano Rrapi, përkrah natyrisht edhe me një moderatore tjetër.

Por duket se drejtuesit e RTSH, kanë kërkuar që në krye të jenë moderator ekzistues të RTSH, Fjodora Fjora dhe Flori Gjini, duke qenë se këta të fundit nuk do të marrin pagesa të mëdha. Për moderimin krah tij, fillimisht u mendua Jonida Shehu, por duke qenë se festivali synon një “erë rinie”, u propozua Arilena Ara.

Sipas burimeve, bukuroshja mund të kërkojë një shumë të lartë, që mund të jetë e vështirë për televizionin publik, i cili ka hasur vështirësi ekonomike kohët e fundit. E duket se pavarësisht tarifave të larta, drejtuesit kanë rënë dakord që të jetë pikërisht këngëtarja ajo që do ta moderojë festivalin. Nuk dihet ende se cila do të jetë pagesa që Arilena do të marrë për këtë angazhim, por ajo që dihet me siguri është fakti se këngëtarja ka tarifa të larta dhe se është bërë e mundur që të plotësohen kërkesat dhe të jetë pikërisht ajo, mikpritësja përgjatë netëve të muzikës.

Ndërkaq, nuk dihet ende se cili do ta shoqërojë në skenë, por burimet shprehen se diskutimet janë drejt përfundimit edhe me Salsano Rrapin, për të bërë një dyshe të re në skenë, që do të jetë edhe imazhi i këtij Festivali për 4 net me radhë. Kujtojmë që më herët, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kishin dorëzuar një projekt për të qenë në krye të këtij program. Por platforma e tyre u refuzua, duke vendosur që asnjëra nga dy moderatoret të mos ishte në skenë.

Problemet ekonomike duket se po prekin edhe spektaklit më të rëndësishëm të muzikës, duke bërë që kur mungojnë më pak sesa një muaj nga nisja e Festivalit, ende nuk është vendosur emri i moderatorit. Sakaq, pas shumë diskutimet dhe tratativash, është vendosur për të pasur Arilena Arën si moderator të këtij edicioni./Panorama.al

Related Posts

Aksident tragjik në Vlorë/ Dy të vd*kur dhe një i pIagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë….

Horoskopi ditor, e hënë 23 mars 2026

Dashi Do ruani një dialog shume te mire gjate kësaj dite me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Beqaret do vazhdojnë ta…

Zodiaku Ekstrem: Gjërat që duhen dhe nuk duhen bërë këtë javë [23.03 – 29.03.2026]

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, energji krijuese dhe ndryshime në prag. “Do’s” dhe “Don’ts” e kësaj jave…

Pikëlluese! Porta e futbollit bie mbi të, humb j etën 7-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Erlangen, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi një portë futbolli ra mbi të në një fushë sportive, pak para…

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet një pallat dhe disa banesa; të pl agosur dhe dhjetëra të..

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar shembjen e një pallati dhe dëmtime në disa banesa përreth, si dhe panik mes…

Ardit Çuni tregon si zbuloi tradhtinë nga ish partnerja: Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar!

Këngëtari Ardit Çuni ka ndarë së fundmi detaje të panjohura nga jeta e tij personale, duke folur hapur për një nga momentet më të vështira që ka…