E rëndë në Greqi / Pit bulli suImon për vd*kje fëmijën 18-muajsh të një çifti shqiptaro-britanik në Zakynthos

Zakynthos, 6 Dhjetor 2025 Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë 18-muajsh ka humbur jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Sipas raportimeve të mediave greke, fëmija me baba shqiptar dhe nënë britanike ndodhej në oborrin e banesës kur iu afrua qenit të racës pit bull. Për arsye ende të paqarta, qeni u bë agresiv dhe e sulmoi, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Prindërit, të tmerruar, njoftuan urgjencën pak pas orës 13:00. Vogëlushi u transportua menjëherë në spitalin lokal, por mjekët bënë të ditur se kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes në spital.
Hetimet vijojnë

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe po marrin në pyetje prindërit, të cilët prej vitesh jetonin në ishull. Qeni është marrë nga shërbimet kompetente për vlerësim dhe procedura të mëtejshme.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa banorët vendas kanë shprehur ngushëllimet për familjen e prekur.

Related Posts

PAMJET E AKTIT/ Tenton t’i marrë j*tën gruas, kapet i moshuari në Durrës!

Një 76-vjeçar është arr estuar nga policia pasi tentoi të vr*ste bashkëshorten e tij duke e g*ditur me shkop druri në kokë. Ngjarja ka ndodhur në banesën…

I mori j*tën gruas shtatzanë me sqepar dhe fjeti dy net me të, kush është i dënuari që sot nd*rroi jetë

Ka ndërruar je të në QSUT Shpëtim Çeliku, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vr asjen e gruas së tij shtatzënë. Drejtoria e Burgjeve…

Makina me pajisje të dyshuara përgjimi në Portin e Durrësit – Dy zyrtarë të Guardia di Finanza dhe një shtetas tjetër italian mbërritën mbrëmë me traget

Durrës – 6 Dhjetor 2025 Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, ku autoritetet shqiptare…

I P0ST0l në instagram foto një djali, e pëson vajza

Një 27-vjeçare ka përfunduar në telashe me policin, pasi akuzohet se ka postuar foto të një të riu dhe familjarëve të tij, me mbishkrime denigruese. Bëhet fjalë…

U godit nga rryma elektrike, përfundon në spital 22-vjeçari në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një 22-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po vendoste një banderolë. I riu, me inicialet…

Vendimi FINAL/ Gjykata e Apelit rrëzon Shqipërinë, Becchetti drejt ekzekutimit të GJOBËS 110 milionë euro!

Gjykata e Apelit në Paris ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, i cili e detyron shtetin të paguajë 110 milionë…