E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim.

Po ashtu, pritje do të ketë edhe më 9 dhjetor 2025, nga ora 08:00. Familja ka vendosur në dispozicion edhe një automjet për të mundësuar udhëtimin drejt Peshkopisë.

I lindur në Dacallarë të Sllovës, Fatos Daci ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe dokumentimit historik të trojeve shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme. Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.

Në një krijimtari mbi pesëdekadëshe, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15 mijë faqe, duke dokumentuar figura, ngjarje, tradita dhe dëshmi historike të Dibrës dhe mbarë shqiptarisë. Veprat e tij shoqërohen me mijëra fotografi të rralla, portrete e dokumente, që sot përbëjnë një pasuri të rrallë kombëtare.

Related Posts

U suImua për vd*kje nga qeni pitbull, ky është 2-vjeçari shqiptar që humbi j*tën! I mituri kishte festuar ditëlindje 10 ditë më parë

Një djalë 2-vjeçar shqiptar, Leo, i rritur në një ambient të mbushur me dashuri për kafshët, humbi jetën një ditë më parë (6 dhjetor) pasi u sulmua…

Kristjan Prenga rrëmben fitoren e 19-të me “nokaut”, rrëzon në raundin e parë boksierin amerikan (Video)

Kristjan Prenga është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen e fundit. Boksieri shqiptar, në ‘Atlantic City’ të SHBA-së, ka mposhtur në më pak se 30 sekonda kundërshtarin amerikan,…

Merr fund rrugëtimi i Dolces në “Grande Fratello”, ç’pritet të ndodhë

Aventurës së Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” i ka ardhur fundi zyrtarisht. Pas një jave qëndrimi intensiv në Itali, banorja ka lënë shtëpinë pak minuta më…

Tr*gjedi ne Durrës, vd*s 24 vjecari, detajet e renda

Një tragjedi ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike. I riu është identifikuar…

Dimer i “egër” edhe pak…! Ja cfarë pritet javës që vjen

Java që vjen sjell një mot tipik dimri për Shqipërinë, me temperatura të ulëta dhe reshje të mundshme. Në zonat qendrore, ditët do të jenë kryesisht të…

“Të jesh grek është njësoj si të jesh shqiptar!” letra e djaloshit të vogël që shtangu grekët

Në mediat greke ka qarkulluar një letër e pazakontë e një djaloshi të vogël. Atij i ishte kërkuar nga trajneri i skuadrës së tij të shkruante një…