Plane për fundjavë? Flet sinoptikania. Lajda Porja: Javën e ardhshme mot i pazakontë..

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sot do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Po ashtu, Porja u shpreh se pavarësisht reshjeve që do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës, do të ketë një stabilizim të situatës hidrike në veri, teksa sqaroi se reshjet nuk do të jenë me intensitet shqetësues.

Ndërkaq, Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.

“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00 temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja,

Related Posts

Upss/ Gruaja e Mirit zbulon çfarë do t’i thoshte Selinës po ta takonte në BBVA

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka shuar kureshtjen e publikut duke zbuluar se si do të reagonte nëse do të kishte një përballje direkte me Selinën brenda shtëpisë…

Tragjedia përsëritet/ 34 vite më parë, një tjetër familje shqiptare shuhet në të njëjtin qytet, nga rrjedhja e gazit

Një tragjedia e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë, ku në zonën e Luccas, katër anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën për shkak të rrjedhjes së…

Deklarata e fortë e gruas së Mirit: Nëse kjo situatë ndodhte në Gjermani, produksioni do e pësonte keq, do të hynte politika dhe

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar me tone të forta lidhur me incidentin e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos, duke sjellë një këndvështrim të bazuar në standardet…

Bëni kujdes/ E premte me stuhi shiu dhe dëborë, të rrezikuara këto qytete

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…

Familja shqiptare u helmua me gaz në Itali, fqinji tregon momentet dramatike: Kur i gjetëm ishin ende gjallë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes…

Ish-Presidenti Alfred Moisiu u dërgua në spital pas komplikacioneve, ja si paraqitet sot gjendja e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që shfaqi. Ish-kreu i shtetit…