Ngjela: Dy shtete të tjera shqiptare do dalin të pavarura në Ballkan

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se dy shtete të reja shqiptare do të dalin të pavarura në Ballkan, në një koment të shkurtër të bërë në rrjetet sociale.

Ngjela vë në pah “irritimin” e fqinjëve të shqiptarëve, Serbia dhe Greqia, por sipas tij, pavarësisht kësaj as Beogradi dhe as Athina nuk kanë çfarë i bëjnë dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Ai thotë se aleanca e Shqipërisë me Uashingtonin do të vijojë dhe se çështja e territoreve shqiptare është në agjendën kryesore të Uashingtonit por edhe të Brukselit.

Komenti i plotë:

Mos e përfillini tradhtinë, ajo tani është krejt e krejt në një pakicë e papërfillshme, që po tallet nga shqiptarët.

Asgjë nuk na bëjnë dot më, as Beogradi e as Athina.

Ne shqiptarët sot në Ballkan jemi superiore dhe kjo po e çmend me vuajtje së brendshmi…edhe Brogradin edhe Athinën.

Shqiptaria është sot një superioritet ballkanik me dy shtete shqiptare me gjashtë milionë shqiptarë.

Atëherë?

Kot vërtiten serbët vërdallë me marrëzinë e tyre, duke shkruar nëpër gazeta të pavërteta prej njerëzish të marrë.

Asgjë nuk na bëjnë dot.

Dhe askush nuk na prek dot, në të dy shtetet shqiptarë.

Po pse janë kaq të acaruar serbët?

Janë acaruar nga e vërteta e shqiptarisë që po del përditë në pahun historik të kohës.

Por i ka mërzitur shumë edhe dalja si shtet i pavarur i Republikës së Kosovës.

Por kot shqetësohen, se shqiptaria me të dy shtetet e saj, ka aleancë të ngushtë me Uashingtonin.

Dhe do vijojë…

Sepse janë dhe dy shtete të tjerë shqiptarë që pritet të dalin si të pavarur në botën shqiptare në Gadishullin tonë ilirik.

Atëhere?

Asgjë, këta kundërshtarë dhe pushtues territoresh shqiptare në dy shekuj rresht, duhet të reshten dhe në reshtje duhet të qëndrojnë qetë, sepse çështja e shqiptarisë është sot çështja kryesore e Uashingtonit si politikë ametikane, por edhe e Brukselit.

Dhe koha do të ecë drejt shqiptarisë së plotësuar me të gjutha territiret e saja historike, sepse këtë tani e kërkon vetë historia politike e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Por me ngulm të fshehtë e kërkon ndërkohë edhe Rusia e Serbia, me përkrahësit e vet të vjetër e të rinj që i ka në Shqipëri, por që tani këtyre nuk ua fishkëllen më njeri.

Kot lodhen sllavët në këtë kohë, se shqiptaria ballkanike është në aleancë amerikane: dhe sot në Kosovë dihet që ka trupa amerikane.

Prandaj koha po ecën drejt shqiptarisë etnikë, e cila pasi të bashkohet si një shqiptari etnike, do të krijojë edhe federatën e saj të shqiptarisë me katër shtete shqiptarë: Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut.

Related Posts

Zbulohet data kur nis Big Brother VIP Albania 5 dhe moderatori

Top Channel ka bërë të ditur se sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë më 20 dhjetor, duke rikthyer në ekran një prej…

Euro arrin një tjetër minimum historik ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë ndërhyn me..

Kursi i këmbimit Euro–Lek shënoi sërish një rënie të re historike në fund të javës së kaluar, në një treg ku oferta e valutës vijon të mbetet…

‘Bebit nuk i rreh më zemra’, Historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta! Moderatori: Aty kuptova qe…

Abort spontan gjatë shtatzënisë së parë. Kjo është historia e trishtë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Çifti kanë ndarë së fundmi këtë histori personale ndërsa Orinda…

Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj! Dyshohet se 70-vjeçarja ka ndërruar jetë prej disa ditësh

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake,…

Këmbimi valutor 8 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do…

SHBA i mbyll derën Edi Ramës dhe ministrave të tij, ja veprimi qe ben Dhoma Amerikane kunder Rames

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë politike dhe diplomatike kryeministrit Edi Rama, duke e lënë sërish jashtë dyerve…