‘Bebit nuk i rreh më zemra’, Historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta! Moderatori: Aty kuptova qe…

Abort spontan gjatë shtatzënisë së parë. Kjo është historia e trishtë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Çifti kanë ndarë së fundmi këtë histori personale ndërsa Orinda i ka dërguar një mesazh tronditës Turjanit në javën e 11-të të shtatzënisë: “Bebit nuk i rreh më zemra”

Turjan Hysko tregoi se ajo ditë ka qenë një nga më të rëndat e jetës së tij: “Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin, dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që ‘s’ke në dorë gjë ti’. Për herë të parë nuk dija çfarë të të thosha ty,” iu drejtua ai Orindës në podcastin e saj “Mam”.

Ai shtoi se Orinda, pavarësisht dhimbjes, u tregua e fortë dhe e qetë, duke i thënë pak ditë pas ngjarjes: “Jo Turjan kjo gjëja është normale, është një proces normal.”

Turjan Hysko nuk ngurroi të tregonte se u ndje i zhgënjyer nga njerëzit e afërt, pasi vetëm pas rrëfimit të ngjarjes mësoi se shumë çifte kishin kaluar të njëjtën përvojë: “Ky ka qenë vërtet momenti ku unë jam mërzitur me njerëzit afër nesh sidomos shokët e mi, pasi unë tregova këtë gjënë, papritur mora vesh se shumë çifte kishin aborte. Aty thash pse nuk flasin këta njerëz, ishte një ndjesi shumë e shëmtuar, shumë e dhimbshme.”

Ai përshkroi peshën e padukshme që kjo periudhë vendos mbi çiftin, por shtoi: “Kur e do familjen dhe kur kupton që do trashëgimtar dhe pavarësisht kush është fajtori, në çift është një perde e padukshme që duhet të kesh shumë forcë karakteri, duhet të kesh shumë dashuri, duhet të jetë shumë e fortë që t’i rezistosh dhe falë Zotit ne ia dolëm dhe nuk hoqëm dorë.”

Pas tre vitesh përpjekjesh, çifti vendosi të provonte metodën IVF (Fekondim In-Vitro), që për ta rezultoi e suksesshme dhe bëri të mundur ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Atara

Related Posts

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…

KATASTROFË TOTALE, SHBA nis PUSHTIMIN? 10 MIJE TRUPA GATI TË HYJNE NE IRAN!

Situata në Lindjen e Mesme po shkon drejt një përshkallëzimi alarmant, ndërsa raportet e fundit flasin për një mobilizim të madh ushtarak nga SHBA në rajon. A…

Kreshnik Osmani zbulon të fshehtat: Netanyahu mashtroi Trump? Vjen kthesa e madhe në luftën me Iran!

Një skenar i rrezikshëm gjeopolitik duket se po merr formë, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po hyn në një fazë gjithnjë e më të paqartë…

‘Së shpejti do flemë bashkë’, historia e Sarës dhe Mozës, të qeshura mes fermerëve

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është bërë pjesë e spektaklit më të ndjekur të momentit ‘Ferma VIP 3’. Mimoza ka spikatur për batuat e saj dhe së…

“Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili ndodhet…

Lajm i zi/ Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe

Këngëtarja e njohur greke Marinella është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç , pasi luftoi me pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që pësoi…