Partneri i saj i kërkoi distancim, por G-Bani habit me deklaratën për Danjën dhe e fshin menjëherë (FOTO)

Partneri i Danjës, Redi bëri një reagim disa ditë më parë ndaj G-Banit, pas afrimitetit të këtij të fundit me banoren e Big Brother VIP Albania.

“Po më soset durimi, nuk i kam borxh asigjo”, shkroi Redi, koment i cili më pas iu tregua edhe G-Banit brenda shtëpisë.

Nisur nga fjalët e Redit, G-Bani i kërkoi falje publikisht, ndërsa shtoi se do të distancohet menjëherë nga Danja.

Mirëpo ditën e sotme, Bani ka bërë një postim të gjatë në Instagram, ku “mbush” me komplimente Danjën pas përplasjeve të fundit në shtëpi me banorët e tjerë.

Në postimin e tij, të cilin e fshiu më pas, Bani shkruan: “Prandaj i quaja ushtarë. Ndaj i quaja llum dhe skutha. Se e dija që të qëndrojnë afër për të marrë nga shkëlqimi yt. Nuk kishte lidhje me pëlqimin. Nuk ka pas lidhje kurrë se e kam marrë mesazhin qysh ditën e parë që ke treguar që je e lidhur. Kishte lidhje me lojën. Ndaj të thoja “pozicionohu”, që të mos përfitojnë nga ti siç përfituan. Aldo skuthi që e ke mbajt afër dhe sot të përmend mungesë qëndrimi ndaj G-BANIT se pse i buzqeshe pasi të tha legene.

Ndoshta buzqeshe se nuk deshe të lotosh. Ndoshta buzqeshe se e dije që aq sa kam dasht të shaj veten time, aq kam dasht të të ofendoj ty. Për mua je perëndeshë dhe nuk e tërheq k’të mendim sikur të ndodhë ça të ndodhë. Kam qënë fansi yt qysh sekontin e parë që ke arritur në shtëpi dhe do jem deri sa të kem jetë. Nuk të kam shitur kurrë, as nuk kam tentuar të të blej me informacion apo lajka. Se të kam shumë lart në sytë e mi. Kam dëgjuar shumë epitete nga ti dhe kam duruar shumë sulme e ndërhyrje deri sa kam arrit të ndyj gojën duke të sharë. Ama veç për tu hakmarrë dhe kurrë për të të ul. Kam ul veten time. E kam dit’ shumë mirë se ça sulmi publik dhe ça legenosje kam marrë për shkak të sjelljes time ndaj teje. Kam dasht të jesh prezente, dhe ajo ka qënë mënyra ime. Të të rri afër, të të komplimentoj, të të mbroj me mënyrën time. Ashtu kam dit, ashtu kam vepruar. Ama ti kam thënë për të gjithë që po të shesin këto ditë. Për Aldon, Gjestin, Laertin, Rozanën, Gertushin dhe Lori që i kam xhan, dhe gjithë të tjerët që të janë vërsulur. Kur mu tha për Babin që kishte pas probleme shëndetsore, gjeta forcën dhe të kërkova falje para të gjithëve. Jo nga frika. As nga interesi sepse e dija mirë që nuk të shikoj më në jetën time. Por që të flas brënda teje e të të them që për mua je shumë më shumë se një personazh mediatik. Në se arrin mesazhi im tek ti me ndonjë mrekulli, të lutem mos u dorëzo! Mos u beso, kanë konflikt interesi dhe do i përdorin të gjitha format që të të mërzisin. Nuk ishte se nuk doja të kishe shokë dhe shoqe aty. Ishte se doja të pozicionohesh për ty, jo për mu’. Po të ishte për mu’, vazhdoja lojën. Unë lojën time e braktisa për ty. Mos i beso! Më mirë vetëm! THE WINNER STANDS ALONE”.

Related Posts

Sapo ndodhi lëvizja e madhe, pritet të shkundet vendi

Përveç Belinda Ballukut SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë vartës të saj. Bëhet fjalë për Ervis Berberin, Gentian Gjylin, Erald Elezi, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashica, raporton…

Përmbytje apokaliptike, mes të zhd*kurve edhe 13 fëmijë!

Të paktën 15 persona, kryesisht fëmijë, rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincën më lindore të…

Tr*nditet serish vendi jone, ka te pl*gosur dhe..

Një person rreth 33 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, i riu ka shkruar vetë në…

Rikthime te bujshme në qeveri, ja ish ministrja që rikthehet në kabinetin Rama, i jep postin e rendesishem

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është rikthyer në funksion pranë ekzekutivit, duke u emëruar si Këshilltare Juridike e Kryeministrit Edi Rama. Ky rikthim vjen pas një periudhe…

Merrni masa, vjen lajmi i fr*kshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet…

‘Ma ndiente zemra qe…’ Hap v*rrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën tr*nditëse

Lidia Reid, tashmë në moshë të thyer, ka kaluar dekada në kërkim të të vërtetës për djalin e saj të vogël, Garry, i cili sipas dokumenteve zyrtare…