I FUNDIT/ Vr*sja e Martin Canit, ja me sa vite Gjykata e Tiranës dënon autorin 15-vjeçar të krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burgim 15-vjeçarin Marjo Përlleshaj, autor i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë në afërsi të shkollës, Fan Noli.

Kjo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur persona të tjerë në atë sulm brutal ku iu mor jeta Martinit.

Versioni që u paraqit zyrtarisht për atë ngjarje nga ana e Policisë kishte të bënte me një skenë të pabesueshme, ndërsa kalimtar të rastit të cilët kanë parë përleshjen kanë treguar se në ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të pajisur me thika. Madje vetë i mbijetuari i asaj përleshjeje, shoku i viktimës ka thënë se një person e ka goditur në ecje, pas shpine, ndërkohë që policia thotë se Mario Përlleshaj, i akuzuari kryesor ishte i shtrirë në tokë.

Megjithatë priten të merren edhe dëshmi të tjera në lidhje me shqyrtimin gjyqësor që po mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së të pandehurit.

Sipas të dhënave gjyqësore bëhet me dije se në prani të psikologut, i mituri i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani 18 nëntorin e vitit të kaluar dëshmoi për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku u zhvillua me dyer të mbyllura procesi ndaj tij. Në dëshminë e kërkuar nga prokuroria, i mituri shmangu shumicën e përgjigjeve. Për dilemat e hetuesve mbi goditjen fatale me thikë që i mori jetën bashkëmoshatarit, mbi personat e përfshirë dhe momentin e përleshjes, i mituri u shpreh se nuk e mbante mend. I dyshuari deklaroi se nuk kishte thikë me vete atë ditë në shkollë.

Mjetin prerës tha se e gjeti në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit me bashkëmoshtarin e tij dhe nxënës në të njëjtën shkollë, “Fan Noli”, ishin vijim i debateve që kishte pasur 3 ditë para ngjarjes. Para togave të zeza, i mituri pretendoi se ishte goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit, sipas tij, i kishte dërguar ftesë në “SnapChat”, dhe aty tha se kanë vijuar debatet.

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve. Skena tragjike ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

Related Posts

Në mëngjes apo në mbrëmje? Ja kur rekomandohet të bëhet dushi

Nëse zgjedhja e orës së ditës për të bërë dush ju duket thjesht një çështje preference personale, mjekët sugjerojnë se kjo rutinë ka ndikim edhe në shëndetin…

Cfare po ndodh ne Shkoder, forcat e policise blindojne qytetin, nje person dyshohet qe…

Policia e Shkodrës ka blinduar qytetin pas dy tentativave të njëpasnjëshme grabitjeje, duke vënë në lëvizje forca të shumta për kapjen e autorit të dyshuar. Sipas informacioneve…

Gazetari Fevziu shkon ne spital, tregon tm*rrin qe pa

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se kushtet atje janë të tmerrshme. Për…

Dridhet toka, tërmeti i fuqishëm godet shtetin me shumë shqiptarë

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin Kemah të provincës Erzincan në Turqi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe…

SKANDALI NE SHKOLLAT E TIRANES – Mësuesi i anglishtes TRONDIT fëmijët: Vd isni sot se do ngjalleni nesër! Zbardhen dëshmitë ho rror

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav…

Mos Flini Akoma! Luani merr LEK, Binjaket…! Zbuloni fatin b*mbastik te shenjave te bekuara

Lajme të papritura, mesazhe që ndryshojnë plane dhe zhvillime të shpejta pritet të ndikojnë në humorin dhe vendimet e tyre. Astrologët paralajmërojnë se energjitë e sotme favorizojnë…