Të lutem se jam në shkollë! Vajza në Tiranë mahnitet nga veprimi i policit pasi parkoi gabim

Një episod i rrallë pozitiv është regjistruar sot në Tiranë, ku një studente ka mbetur e surprizuar nga reagimi i policëve rrugorë pas një shënimi që ajo kishte lënë në xhamin e makinës së saj. Duke qenë se parkimi pranë universiteteve në kryeqytet është një sfidë e përditshme, vajza detyrohej shpesh të vinte me makinë për shkak të distancës së madhe nga banesa.

Në pamundësi për të gjetur një vend të rregullt parkimi, studentja vendosi të linte një pusullë mbi xham, ku shkruante: “Mos ma vendos gjobën, të lutem, jam në shkollë.”
Kur u kthye nga leksioni, ajo priste të gjente një gjobë, por në vend të saj, gjeti një letër të shkruar nga policët që patrullonin zonën. Në të, efektivët kishin lënë një mesazh të shkurtër, me humor por edhe dashamirësi:

“Vetëm mëso në shkollë, dhe herë tjetër mëso të parkosh, mike.”

Ky gjest i thjeshtë, por shumë njerëzor, i ka bërë përshtypje të madhe studentes, e cila e ka ndarë historinë e saj me redaksinë e JOQ Albania, duke u shprehur se nuk e priste një reagim kaq të sjellshëm.

“Ka akoma policë të mirë që të kuptojnë dhe sillen me zemër. I përshëndes me shumë respekt policët që menduan për mua!” – shkruan ajo në mesazhin e saj.

Rasti është pritur pozitivisht edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre e kanë cilësuar ngjarjen si një shembull që tregon anën humane të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Ngjarja vjen në një kohë kur shpesh debatohet për mënyrën e vendosjes së gjobave dhe sjelljen e policisë rrugore, duke treguar se edhe një gjest i vogël mund të krijojë një moment mirëkuptimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Me rob…”- Nga Selin deri te Kristi, ja si reaguan banorët për hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5 (Video)

Momenti që të gjithë prisnin ka ndodhur, por efekti brenda shtëpisë ka qenë edhe më dramatik nga sa parashikohej. Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP…

“Kam për ta treguar unë ty”/ Luizi hyn në BBV, Rogerti i tensionuar i tregon dhëmbët

Luiz Ejlli ka bërë hyrjen e tij madhështore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ashtu siç ishte përfolur prej ditësh, por atmosfera festive zgjati shumë pak. Pritja…

Ngjarje TRAGJIKE! Ndërron j*etë në spital 4 vjecari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë. Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri prej një jave ka…

Momente drithëruese! Pas 1 muaji trupi i Jurgenit gjendet dhe nxirret nga uji, i vëllai shpërthen në lot e britma

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e…

E FRIKSHME! Adoleshentët i vënë fI*kën shokut pasi e Iyen me benzinë, qeshnin dhe e fiImonin

Një adoleshent nga Florida, Bradey Ming, është arrestuar pasi akuzohet se ka vënë qëllimisht flakën një shoku të tij, duke i hedhur benzinë ndërsa shokët e tij…

Përleshje masive në vend, pIagosen 5 persona

Një përleshje fizike ka ndodhur pasditen e sotme, në kryeqytet. Pesë persona janë rrahur ndërmjet vete, pasi u përfshinë në një aksident trafiku. Rasti ka ndodhur në…