“Hiq dorë!”/ Denoncimet për Onkologjikun, k ërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital.

Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.

Pas marrjes së mesazhit, gazetari, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.

I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik. Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.

Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik. Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj

Related Posts

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…

Habit ish-banori i BBVA: “Jam në listën e zezë të Top Channel”

Reperi dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G Bani, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me marrëdhënien e tij aktuale me televizionin Top Channel. Gjatë…

Pas nje kalvari te gjate ngjarjesh te renda, 17 vjecarja merr vendimin drastik

Nëna e saj, Mireille Verhoof, e mbështeti vendimin…Milou Verhoof, një adoleshente nga Holanda, zgjodhi t’i japë fund jetës në moshën 17-vjeçare përmes eutanazisë, një praktikë e ligjshme…

Konkurentja e Ferma VIP 3 ben deklaraten e bujshme

Mimoza Ahmeti po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale. Që…

E fundit! Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja sa ishte magnituda (epiqendra)

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur ishullin e Kefalonisë në Greqi mëngjesin e kësaj të diele. Lëkundjet, të cilat u regjistruan në…

Agim Ademi paralajmëron “Iuftë” të vërtetë SHQIPTARO-TURKE: Erdogan do të vijë në Kosovë për ta parë ndeshjen?

Huazuar nga Insajderi/ Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë. Ademi ka sqaruar se Federata…