Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i SPAK.
Zoti Braho do të zëvendësojë në këtë pozicion Altin Dumanin, të cilit mandati i mbaron më 18 dhjetor.
REAGIMI
Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.
