35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës, tregon betejën e tyre me pritjen e pandërprerë, me vetëm një dëshirë të gjallë: Të gjendet një fije shprese, një shenjë e vetme, për dy djemtë, Jetnor Metën dhe Valmir Metën.

Ishin vetëm djem të rinj, përkatësisht 19 dhe 20-vjeç, kur më 11 dhjetor 1990 u nisën drejt Greqisë, si mijëra të tjerë, në kërkim të një fati më të mirë. Por kjo rrugë u bë rruga e tyre e fundit.

Pas asaj date, jeta e familjarëve u kthye në një pritje të pafund. Kontakti i vetëm dhe i fundit ishte një telefonatë nga zona e Kosturit, në ato ditë të ftohta dhjetori. Që prej asaj dite, për Jetnorin dhe Valmirin, nuk ka më asnjë shenjë, asnjë gjurmë, asnjë zë.

Sot, në 11 dhjetor të vitit 2025, kjo familje shënon 35 vjet boshllëk.

“Po ju drejtohemi sidomos për nënat e tyre. Kanë 36 vite që nuk pushojnë së prituri. Janë vite dhimbjeje, pengu e lotësh,” shkruajnë të afërmit, me mallin e bërë të padurueshëm.

Për nënat e tyre, data 11 dhjetor nuk është festë, por një plagë që ri-hapet. Një lutje që nuk njeh lodhje, me shpresën se dikush i ka parë, dikush di diçka.

“Nuk duam të largohen nga kjo botë pa marrë qoftë edhe një informacion të vetëm… një shenjë që t’u qetësojë shpirtin.”

Nëse jetojnë ende, Jetnori dhe Valmiri, sot janë rreth moshës 55–56 vjeç. Familja thotë se kërkimi nuk është ndalur asnjë ditë, dhe shpresa mbetet besimi te mrekullia.

“Besojmë te mrekullia. Ndaj ju lutemi, na ndihmoni me një shpërndarje. Ndoshta dikush, diku, di diçka.”

Nëse e njihni dikë që mund t’i ketë njohur, i ka parë dikur, ose keni dëgjuar një histori të ngjashme nga emigrantët e asaj kohe, ju lutemi, kontaktoni familjarët në këtë numër telefoni: +355 68 234 9472.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…