Skandali/ “Air Albania” mashtron qytetarët, shet bileta me liçencë të pezulluar

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar.

Një ditë më parë Kapitali publikoi lajmin e pezullimit të liçencës, i cili ndonëse është vendosur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil që në fillim të këtij muaji, nuk është njoftuar publikisht. Por për shkak se kompania po vazhdon të shesë bileta duke ekspozuar potencialisht mijëra qytetarë shqiptarë përballë një mashtrimi të madh, sot Kapitali publikon dokumentin zyrtar të pezullimit.

Për të mos dekonspiruar burimi dokumenti nuk publikohet i plotë, por ai dëshmon qartë se kompanisë i është pezulluar licenca. Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë sanksionon tekstualisht se në momentin e pezullimit të liçencës së operimit një kompani ajrore është e detyruar të ndërpresë automatikisht shitjen e biletave.

Njoftimi zyrtar i Turkish Kosova per nderprerjen e shitjeve
Gjasat që Air Albania të rimarrë liçencën e saj janë thuajse inekzistente. Kapitali publikon një dokument që dëshmon se dega e Turkish Airlines në Kosovë, kompania aksionare e Air Albanias, e ka ndërprerë shitjen e biletave për fluturimet e operuara nga Air Albania.

Përmes një njoftimi zyrtar, Turkish në Kosovë ka vënë në dijeni të gjitha agjencitë e udhëtimeve se nuk do të shesë më asnjë biletë për fluturimet e Air Albanias, pas pezullimit të liçencës së saj.

“Për shkak të situatës së krijuar me fluturimet e Air Albania, kompania jonë është e detyruar t’i ndërpresë shitjet në sistem për fluturimet e operuara nga Air Albania” thuhet në njoftimin që Turkish ka shpërndarë në Kosovë.

Por ndërsa Turkish e ka ndërprerë shitjen e biletave, Air Albania po vazhdon të shesë bileta sikur nuk ka ndodhur asgjë. Akti bëhet edhe më i rëndë nga fakti se ky është një mashtrim potencial me bashkëautor shtetin. Kjo pasi shteti është aksioner me 10 për qind në kompaninë Air Albania, përmes Albcontrolit.

Teksa Air Albania vazhdon aventurat e saj, duke tërhequr edhe shtetin brenda, mijëra qytetarë mund të bien pre e një mashtrimi qeveritar, nëse vazhdojnë të rezervojnë fluturime me Air Albanian. Ndërkohë që asnjë institucion nuk i del zot situatës, për të mbrojtur qytetarët. /Kapitali

Related Posts

Tr*nditet vendi! Plagoset me th*kë fëmija pranë shkollës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Zdrale të qytetit të Shkodrës, ku një përplasje mes një grupi të rinjsh ka sjellë plagosjen e një fëmije…

Si do të jetë moti në fundjavë?/ Vjen paralajmërimi i fortë nga meterelogia

Meteorologia, Tanja Porja, ka bërë të ditur se dita e sotme do të ketë të njëjtat temperatura si një ditë më parë, me mëngjese të freskëta dhe…

Skandali/ “Air Albania” mashtron qytetarët, shet bileta me liçencë të pezulluar

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar….

Laert Vasili babai i fëmijës? Serena Sula plas B*MBËN: Jam shtatzënë…

Modelja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj. Moderatoret e…

‘Korrupsioni, në çdo institucion’, Dumani bën deklaratën b*mbë: Një gjyqtar, i përfshirë në organizatë kriminale

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës theksoi se korrupsioni është një plagë që ka prekur…

Berisha trondit, tregon momentin kur flinte me arme ne zyre: Kisha frike nga…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në politikë. Berisha tha se momenti…