‘Korrupsioni, në çdo institucion’, Dumani bën deklaratën b*mbë: Një gjyqtar, i përfshirë në organizatë kriminale

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës theksoi se korrupsioni është një plagë që ka prekur të gjitha institucionet në vend.

Ai e nisi nga Prokuroritë, teksa tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Po ashtu, sipas Dumanit, edhe nga radhët e policisë në kaq vite funksionim të SPAK, janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, të cilët kanë rezultuar edhe pjesë të grupeve kriminale. Edhe një gjyqtar, shtoi Dumani, rezultoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale. Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Policia e Shtetit na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, në mënyrë absolute.”, u shpreh Dumani.

Dumani pritet të mbyllë 3 vjeçarin si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, që u zgjodh një ditë më parë.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…