Stuhia dimërore godet Rripin e Gazës, mbi 800 mijë banorë rrezikojnë përmbytjen

Më shumë se 800,000 palestinezë në Gaza rrezikohen nga përmbytjet pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përmbytur kampet e të zhvendosurve dhe ka shembur disa ndërtesa, paralajmëroi OKB-ja. Ndërkohë, Krisat humanitare po përkeqësohen, teksa zbatimi i planit të paqes të Presidentit amerikan Donald Trump mbetet i ngrirë në fazën e parë.

Në një tendë të lagësht në Gaza City, Ghadir al-Adham – e zhvendosur pas luftës dhe ende në pritje të rindërtimit – tregon se çdo ditë uji i shiut rrjedh brenda. “Po jetojmë një jetë poshtërimi. Duam karavane, duam shtëpitë e rindërtuara. Pres me lot fëmijët e mi çdo ditë,” tha ajo për BBC-në.

Dy muaj pas armëpushimit të imponuar nga SHBA, Gaza mbetet e ndarë mes palëve ndërluftuese, ndërsa fazat e ardhshme të planit të paqes janë bllokuar për shkak të çështjes së pengut të fundit izraelit të zhdukur, Ran Gvili. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do të bëhen hapa të tjerë derisa Gvili të kthehet – i gjallë ose i vdekur.

Kërkimet në rrënojat e Gazës nuk kanë dhënë prova për fatin e tij. Prindërit e Ranit, Talik dhe Itzik, insistojnë se Hamasi po e mban trupin e tij si “garanci” për negociata të ardhshme, një pretendim që Hamasi e mohon.

Konsensus i vështirë: Hamas dhe Izraeli hezitojnë të hyjnë në fazën e dytë

Faza e ardhshme e planit të paqes kërkon lëshime të mëdha nga të dyja palët: Hamas duhet të dorëzojë armët dhe kontrollin, ndërsa Izraeli duhet t’ia kalojë sigurinë një force stabilizimi ndërkombëtare – një opsion ndaj të cilit Netanyahu ka shprehur skepticizëm.

Sipas gjeneralit të pensionuar Israel Ziv, të dy palët po zvarriten: “Hamas s’do të humbasë kontrollin, ndërsa Izraeli, për arsye politike, preferon të qëndrojë. Trump është i vetmi që mund t’i shtyjë përpara – koha po mbaron.”

Projekte të reja strehimi në Rafah, nën presion amerikan

Mediat raportojnë se Izraeli ka nisur pastrimin e rrënojave në Rafah për ndërtimin e banesave të përkohshme për dhjetëra mijëra gazistë – me kusht që ata të hyjnë në zona të kontrolluara nga Izraeli dhe t’i nënshtrohen kontrolleve kundër lidhjeve me Hamasin.

Disa analistë e shohin këtë si përpjekje për të tërhequr popullsinë larg kontrollit të Hamasit. Por shumë banorë të Gazës thonë se nuk do të jetojnë nën administrim izraelit, pavarësisht dëshirës për ndryshim politik.

Trump premton lëvizje të shpejta

Presidenti Trump ka paralajmëruar publikimin e Bordit të Paqes për Gazën, duke e quajtur “një nga bordet më legjendare ndonjëherë,” dhe po kërkon të shpejtojë fazën e dytë të planit. Ai pritet të diskutojë çështjet më të ndërlikuara me Netanyahun në Florida këtë muaj, përfshirë çarmatimin e Hamasit – gurin themeltar të çdo zgjidhjeje afatgjatë.

Ndërsa Gaza përballet me shira shkatërrues, mijëra familje pa strehë dhe një proces paqeje të bllokuar, frika se territori mund të mbetet i ndarë për një kohë të pacaktuar po shtohet. Për shumëkënd, kriza humanitare po kthehet në paralajmërimin më të zymtë të një të ardhmeje ku Gaza copëtohet edhe më shumë, nëse hapat politikë nuk ndërmerren shpejt.

Related Posts

U përplasën me kamionin në autostradë/ Kush janë dy shqiptaret që VDlQËN TRAGJlKlSHT në aksidentin fatal (EMRAT)

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy gra nga Shqiperia kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion….

Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar…

Aroni dhe Fire porositën Helidon Markun të rra/hë me çekiç 26-vjeçarin në Fresk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar është goditur disa herë në kokë me çekiç. Sulmi dyshohet të…

Gr*posën foshnjën, shkatërruan shtëpinë dhe u zhd*kën, policia australiane kërkon familjen shqiptare

Një hetues veteran në Australi thotë se mund të duhen vite për të kuptuar plotësisht çfarë ka ndodhur me fëmijën e vogël, mbetjet e të cilit u…

Pamje të r*nda/ Gr*shte dhe shkeIma, publikohet video nga sherri i dh*nshëm mes nxënësve në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale të Shkodrës, ku një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me tre 18-vjeçarë të…

”Para, punë e re dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 13 Dhjetor 2025

DASHI Këtë javë do të përjetoni një rilindje të vërtetë. Pas një periudhe disi konfuze, do të gjeni një ndjenjë më të qartë drejtimi dhe një dëshirë…