Ish-deputeti socialist shpërthen ndaj Ramës: Si kërkon investitorë të huaj kur ti po prish pasurinë e vendit?

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për investime të huaja në Shqipëri.

Kosta thotë se e ka dëgjuar Kryeministrin gjatë një bisede në forumin ekonomik, ku ky i fundit ka deklaruar se “duhet të investojnë të huajt në Shqipëri”.Në statusin e tij, ish-deputeti socialist akuzon Kryeministrin se, sipas tij, ka dëmtuar pasurinë kombëtare që “mezi është vënë nga bijtë e këtij vendi”.

Postimi i plotë i Vladimir Kostës:

“Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri: se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…!
Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!… dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”

Kujtojmë se edhe më herët, kur Kosta u largua nga PS, nuk nguroi të shprehte pakënaqësitë dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…