E fundit! Mbyllet pazari SURPRIZUES! Gjyqtari që b*rgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Gent Shalës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Vendimi u publikua më 12 dhjetor 2025 dhe i jep fund një procesi që sot merr një kuptim politik dhe institucional të qartë. Gentian Shala është gjyqtari i Apelit që firmosi vendimin penal që çoi në burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Dënimi u ekzekutua dhe Salianji humbi lirinë pas një vendimi që u konsiderua gjerësisht si selektiv dhe politik.

Sot, vetëm pak kohë pas burgosjes së Salianjit, i njëjti gjyqtar ngjitet në majën e sistemit gjyqësor shqiptar. Ky zhvillim përforcon perceptimin se dënimi i figurave politike kritike ndaj pushtetit shoqërohet me avancim karriere për ata që firmosin vendimet. Emërimi i Gentian Shalës vjen pavarësisht se gjatë procesit të rivlerësimit ai ka qenë subjekt kontestimesh serioze mbi pasurinë dhe profesionalizmin.

Janë ngritur dyshime për fshehje pasurie, përfshirë pretendime për aksione në kompani ndërtimi dhe për kontrata huaje të pahetuara, çështje që u konsideruan të pamjaftueshme për të penguar konfirmimin e tij në sistem.

Megjithë këto probleme të dokumentuara, sistemi zgjodhi ta çojë përpara Shalën, duke e shpërblyer me një karrige në Gjykatën e Lartë. Ky është sinjali më i qartë për mënyrën se si funksionon hierarkia e re e drejtësisë kur përballë saj ndodhen kundërshtarë politikë.

Salianji bëri burgun në emër të partisë, ndërsa gjyqtari që e dënoi sot merr gradën më të lartë gjyqësore. Ja ku doli edhe e vërteta e kësaj çështjeje

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…