I FUNDIT! Rrezohet avioni afer Shqiperise, ne bord kishte shqiptare

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor.

Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor.

D.M., sipas sektorit të MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Avioni që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023./Rel

Related Posts

Feston sot 39-vjetorin, Ledri Vula merr dhuratën super luksoze! Ja për çfarë bëhet fjalë, mister kush ja dhuroi

Reperi i njohur Ledri Vula shënon ditë të veçantë sot. Kjo sepse ai feston ditëlindjen e 39-të dhe ka zgjedhur ta shënojë në mënyrë mjaft luksoze. Në…

Moderatorja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e…

Mjekja gjinekologe jep këshillat jetësore: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para kësaj moshe

Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë. Në emisionin…

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

Vjen lajmi i paimàgjinueshëm nga moti, ja cfare e pret vendin kete jave

Java e ardhshme në Shqipëri pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike, me dominim të motit të kthjellët dhe të ngrohtë, veçanërisht gjatë fillimjavës. Temperaturat ditore do…

Si kurrê më parë, Berisha nxjerr blof Flamur Noken: Askush nuk ka dhene urdher per…

Sali Berisha ka rrëzuar pretendimet e Flamur Nokës, i cili pretendon se ka qenë Ervin Salianji që u ka dhënë urdhër deptuetëve për të firmosur në mbështetje…